Flash

VIDEO nga Berati/ Hyri për të vjedhur në kohën e karantinës, por e kapin komshinjtë

Lapsi.al 6 April 2020
VIDEO nga Berati/ Hyri për të vjedhur në kohën e

Situata e vështirë e pandemisë që po kalon vendi ynë nga virusi Covid-19 po shfrytëzohet mesa duket edhe nga hajdutët që kanë filluar me vjedhjen e shtëpive të pabanuara. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e së hënës në lagjen "Uznovë" në Berat, në kohën kur në rrugë nuk kishte asnjë lëvizje njerëzish, për shkak të karantinimit të banorëve pas orës 13:00.

Hajduti, rreth moshës 30 vjeç, është futur në një ndërtesë (banesë dhe lokal), familjarët e të cilës prej një muaji jetojnë në Durrës, por është pikasur nga të afërmit e pronarit të ndërtesës dhe komshinjtë që kanë dalë nga shtëpitë dhe e kanë kapur hajdutin "me presh në dorë". Menjëherë është njoftuar policia, që ka bërë edhe arrestimin e tij në flagrancë. Pamjet filmike kanë kapur momentin e ndalimit të hajdutit nga banorët dhe arrestimin e tij nga policia.

https://video.syri.net/upload/videos/2020/04/ECnpj4afucOXGEZVqMpH_06_060a9272d17cb60d23febc0cbd859cef_video_360p_converted.mp4

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI