Flash

Flet Pipero: Covid-19 është tinzar, ta merr pacientin kur nuk pritet

Lapsi.al 6 April 2020
Flet Pipero: Covid-19 është tinzar, ta merr pacientin kur nuk pritet

Doktor Pëllumb Pipero thotë se gjendja në Spitalin Infektiv paraqitet komplekse.

“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar. Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë.

Kjo është një pandemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trim është ai që qëndron në shtëpi” - tha Pipero.

Në një intervistë me Skype në emisionin Open në Top Channel, Pipero tha se është e dhimbshme, por edhe tragjik fakti që kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar në terapi intensive për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Është e dhimbshme, është e vështirë shumë nëse futet në trajtim intensiv dhe nëse intubohet por edhe tragjike sepse e mori fillimisht si me lehtësi.

Ky virus nuk kursen asnjë, të gjithë jemi të pambrojtur, e vetmja mënyrë është të shmangemi sa kohë s’ka asnjë medikament beteja me të është shumë e vështirë”, - tha mjeku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI