Flash

Artan Hoxha: Kufijtë janë mbyllur, por trafiku i drogës vazhdon

Lapsi.al 6 April 2020
Artan Hoxha: Kufijtë janë mbyllur, por trafiku i drogës vazhdon

Karantina si pasojë e përhapjes së koronavirusit ka bërë që të ulet ndjeshëm krimi në vend. Mirëpo, gazetari Artan Hoxha zbulon se është ulur “krimi i rrugës”, si vjedhje dhe grabitjet, por bandat e trafikimit të lëndëve narkotike kanë vijuar me aktivitetin e tyre.

“Realisht, ka pasur një rënie të ndjeshme të krimit. Kemi pasur disa operacione të suksesshme, si arrestimi i vëllezërve Çala dhe ky është një sukses i forcës operacionale të policisë.

Ka rënë numri i vjedhjeve, i grabitjeve. Ka rënë numri i krimeve që kemi parë duke përfshirë edhe vrasjet, por kemi një natyrë tjetër krimi që nuk ka munguar.

Nuk kanë munguar personat e arrestuar në Tiranë, Durrës, Berat, ku janë kapur persona që përfitonin edhe nga kjo situatë për të trafikuar lëndë narkotike, kanabis, por edhe kokainë. Kjo do të thotë se ky fenomen edhe në këtë situatë ku duket thuajse e pamundur ku mjetet nuk qarkullojnë, bota e krimit është përpjekur të vijojë aktivitetin.

Përdoruesit e lëndëve narkotike kanë po aq nevojë për këtë substancë sa kemi ne të tjetër për ushqim dhe ilaçe. Grupet kriminale kanë vazhduar të kryejnë aktivitetin e vet. Deri në javën e tretë çmimet në tregun e brendshëm kanë qenë të qëndrueshme dhe nuk kanë lëvizur. Kjo do të thotë që grupet kriminale në Shqipëri kanë pasur stok të kokainës dhe kanabisit dhe kjo ka bërë që çmimi të jetë i palëvizshëm.

Ndërsa me kalimin e javës së tretë çmimi ka lëvizur, kanë filluar të rriten që do të thotë se këto lëndë narkotike tashmë do të bëhen të vështira edhe për përdoruesit e tyre. Ndërkohë është vërejtur një fenomen tjetër, me grupet që ishin në fokusin tonë para se të ndodhte kjo situatë, pra kryesisht për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të BE apo deri në Amerikën Latine.

Kam mundur të kontaktoj gjatë këtyre javëve dhe më rezulton se grupet shqiptare në vendet e BE, në të cilat masat u morën pak më vonesë, pra në Belgjikë, Holandë, kanë vazhduar aktivitetin e tyre. Nuk ka qenë e vështirë për këto grupe të sigurojnë kokainën, e cila vazhdon të lëvizë dhe rruga kryesore e lëvizjes nga Amerika Latine drejt Evropës, janë mjetet detare.

Ky aktivitet nuk është ndaluar deri tani dhe do të thotë që porositë e bëra para disa javësh dhe ngarkesat janë nisur sigurisht që kanë ardhur dhe janë duke ardhur drejt Evropës. Nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por është lëvizja dhe transporti i parave.

Me bllokimin e qarkullimit, tashmë këto grupe e kanë të pamundur të qarkullojnë paranë. Është e vërtetë që në vende si Italia masat u morën të parët, kokaina është rritur me 12 apo 15 mijë euro në krahasim me ç’ishte para fillimit të Covid-19, por në vende të tjera për shkak të stokut çmimi ka qenë i pandryshueshëm. Gjatë dy javëve të fundit ka filluar të ketë një lëvizje të tillë që do e bëjë të vështirë për ta futur këtë lëndë narkotike do të jetë i vështirë”, - shprehet Hoxha. /abcnews.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI