Flash

12 shqiptarë humbin jetën nga koronavirusi në New York

Lapsi.al 6 April 2020
12 shqiptarë humbin jetën nga koronavirusi në New York

Nëpërmjet një lidhje direkte nga New Yorku, Marko Kepi, kryetar i Shoqatës "Rrënjët Shqiptare" ka konfirmuar në emisonin "Opinion" se deri tani në këtë qytet kanë kanë humbur jetën 12 shqiptarë. Ai tha se 10 shqiptarë raportoheshin në zonën e Bronx ndërsa 2 të tjerët në Long Island. 

Në një shtëpi funeralesh në Brooklyn kishte mbi 256 trupa të pajetë, ndërsa kapaciteti maksimal i saj ishte 15. Numri i të infektuarve ka kaluar mbi 347 mijë persona, dita e hënë ka filluar me një bilanc negativ në SHBA, teksa janë regjistruar 10 300 viktima në të gjitha shtetet.

Deri tani shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 është New York ku janë regjistruar mbi 4 700 viktima. Katër ditët e fundit për New Yorkun kanë qenë tragjike ku në 24 orë ndërrojnë jetë mbi 600 persona. 

Guvernatori i New York, Andrew Cuomo shprehet se trendi i infeksionit është në zbritje ku nga dita në ditë shfaqen më pak persona të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve rritet. Por ai paralajmëron se kjo luftë është shumë larg përfundimit. Ditën e djeshme, ekspertët amerikanë u shprehën se kjo javë do të jetë më e vështira për SHBA në luftën kundër pandemisë, ku shifrat do të rriten ndjeshëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen 3 të rinj

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Fier. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme (6 prill) në rrugën Suk ‐Srtum. Si...

20:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI