Flash

Todibo pranon ofertën e Milan: tani diskutohet formula me Barcelonën

Lapsi.al 4 January 2020
Todibo pranon ofertën e Milan: tani diskutohet formula me Barcelonën

"Oui". Jean-Clair Todibo me shumë mundësi e ka thënë frengjisht, por kuptimi është i njëjtë, oferta e Milan e prezantuar nga Frederic Massara - njeriu që kuqezinjtë dërguan në Barcelonë për të bindur mbrojtësin e ri - është pranuar me shumë kënaqësi. Në fakt, Massara ka takuar Todibo e agjentin e tij në një darkë pune në Spanjë e këtë mëngjes është kthyer në Milano me disponibilitetin e lojtarit për tu transferuar. Tani Milan e Barcellona do të punojnë për të gjetur formulën e duhur.

Që me shumë mundësi do të jetë një huazim me të drejtë blerje e kundërblerje. Një zgjedhje që do ti kënaqte të gjithë palët në lojë: Milan mund ta blejë nëse do të bëjë mirë në gjashtë muaj në Itali, Barcellona mban një rrugë preferenciale për ta riblerë në të ardhmen e mbrojtësi mban një derë hapur për aventurën e tij në blaugrana.

Kontaktet në këto orë janë të vazhdueshme, tratativa është vendosur mirë: brenda pak ditëve në kampin e Milan presin përgjigjen përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI