Flash

Federata e Ghanës shkarkon gjithë trajnerët e kombëtares: largimin e Appiah e ka kërkuar presidenti i vendit

Lapsi.al 3 January 2020
Federata e Ghanës shkarkon gjithë trajnerët e kombëtares:
Të gjithë të shkarkuar. Federata Ganeze e Futbollit ka vendosur të spastrojë, duke i hapur rrugë revolucionit, duke shkarkuar të gjithë stafet e kombëtareve të meshkujve e femrave, të skuadrës së parë dhe under. Njoftimi i Ghana Football Association - që nuk jep shpjegime për zgjedhjen drastike - i jep kështu fund mandatit të dytë të Kwesi Appiah, në drejtim të Black Stars që nga 2017 në vend të Avram Grant, pasi e ka drejtuar që nga 2012 në 2014. Në Kupën e fundit të Afrikës, Ghana është eleminuar me penallti nga Tunizia në 1/8. “Kemi zgjidhur kontatat me stafet teknike të të gjithë skuadrave të sektorit kombëtar me efekt të menjëhershëm", lexohet në komunikatën federale, lëvizje që ndjek ndryshimin e bërë në krye të Gfa në tetorin e kaluar, me nominimin e presidentit Kurt Okraku, pas një viti nën udhëheqjen e “komitetit të normalizimit”. Vendimi - ndoshta i kërkuara për të spastruar mbetjet e administrimit të mëparshëm - shtrihet edhe në të gjitha skuadrat e sektorit femëror. Këesi Appiah e asistentët e tij, Kingson, Akunnor e Stephen Appiah, duhet të gjejnë kështu pankina të tjera. Sipas asaj që bën të ditur “Ghana Web” presidenti i republikës Nana Akufo-Addo personalisht ka shtyrë për shkarkimin e Appiah, anglez në vendlindje, sepse preferon që në kombëtare të jetë një ganez.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI