Flash

Zbulimi i mediave, dëmtimi i Pogba strategji: United i vendos çmimin

Lapsi.al 3 January 2020
Zbulimi i mediave, dëmtimi i Pogba strategji: United i vendos çmimin

Paul Pogba e Juventus është një binom që prej disa dritare merkatosh është prezent në mënyrë konstante. Nuk bën përjashtim edhe kjo dimërore e 2020 e nëse në të kaluarën ka ardhur gjithnjë mbyllja e dyerve nga Manchester United, tani dicka ka ndryshuar: çmimi është fiksuar në 150 milionë stërlina. Francezi është jashtë merkatos për janarin, por shifra mund të negociohet në verë. Ndërkohë, Pogba është i dëmtuar e në Angli mendojnë se është thjesht strategjike.

Vendimi i Manchester United për ti vënë një cmim kartonit të mesfushorit francez është zbuluar nga Mirror, me shoqërinë angleze - gjithnjë nën sulmet e Juventus e Real Madrid për lojtarin - të gatshme të flasë për një shitje pasi e rimori Pogba në Old Trafford për 90 milionë stërlina tre vjet më parë. Raporti mes palëve nuk solli atë që pritej, por drejtuesit e klubit anglez nuk kanë dashur të mendojnë kurrë për një lamtumirë, pavarësisht presingut të lojtarëit kohët e fundit.

Tani dicka ka ndryshuar, edhe pse shifra e kërkuar - 150 milionë stërlina (rreth 176 milionë euro) - sigurisht nuk do ti përshpejtojë tratativat. Dy shoqëritë më të interesuara, ku duhet shtuar edhe Psg për qershorin, mund të kthehen në sulm në verë, duke vlerësuar edhe zhvillimin e situatës së lojtarit që është i ndaluar për shkak dëmtimi. Stafi i Pogba ka lajmëruar një ndërhyrje në kavilje, por mediat angleze hipotezojnë se mund të jetë një lëvizje për të përshpejtuar divorcin nga shoqëria që e rriti, një lloj strategjie.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI