Flash

Një tjetër dasmë për Kanye West dhe Bianca Censori? Familjarët zbulojnë planet e çiftit

Lapsi.al 27 November 2026

Një tjetër dasmë për Kanye West dhe Bianca Censori?

Kanye West dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, duket se po përgatiten për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien etyre. Pas aludimeve për ndarje dhe krizë në martesë, çifti ka vendosur të rinovojë betimet martesore, në një ceremoni që pritet të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Kelly, tezja e Biancës, e cila gjatë një bisede në emisionin radiofonik australian “Fifi, Fev &Nick” zbuloi se familjarë të shumtë po planifikojnë të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

“Një pjesë e madhe e familjes sonë do të udhëtojë për dasmën e tyre muajin e ardhshëm”, deklaroi ajo, duke shtuar se Kanye dhe Bianca janë tashmë të martuar, por kanë vendosur t'i rinovojnë betimet.

E pyetur nëse do të ishte edhe vetë e pranishme në këtë ngjarje, Kelly zbuloi me humor se nuk kishte marrë ftesë.


Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në dhjetor të vitit 2022, në një ceremoni private në Kaliforni, pak kohë pasireperi finalizoi divorcin nga Kim Kardashian.

Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për shkak të daljeve të pazakonta publike të çiftit dhe polemikave që kanë shoqëruar reperin.

Vitin e kaluar, mediat raportuan se dyshja ishte ndarë, pas deklaratave kontroverse të Kanye dhe polemikave që pasuan aktivitetin e tij publik. Megjithatë, më vonë u raportua se ata kishin vendosur t'i jepnin një tjetër mundësi martesës së tyre.

Sipas Page Six, një fotografi e pretenduar e ftesës për ceremoninë e ardhshme është publikuar së fundmi në rrjetin socialX. Në të përmendet data 20 dhjetor 2026 dhe Beverly Hills si vendndodhje e mundshme.

Megjithatë, deri më tani, çifti nuk ka bërë një njoftim zyrtar për ceremoninë dhe detajet e saj.

Rinovimi i betimeve do të vinte pikërisht katër vite pas martesës së tyre të parë, duke shënuar një tjetër kapitull në marrëdhënien e reperit 49-vjeçar me modelen australiane 31-vjeçare.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI