
Pas përfundimit të ndeshjes së Europa League të fituar kundër Omonias, Spalletti kthehet nga Del Piero në studio, me tendencën për të bërë lojëra mendjeje me lojtarët e tij. Cambiaso dhe Boga kanë shënuar nga një gol me goditje të harkuar. Të bukur, për t'u rishikuar. Dhe trajneri i Juventusit dëshiron ta ngacmojë: "Alex, cili gol i ngjan atij tëndit në Tokio?". Kjo, në fakt, nuk është një pyetje, por mënyra e teknikut për të drejtuar skuadrën. Spalletti donte ti vendoste lojtarët e tij pranë një figure të shenjtë të futbollit, për t'i bërë të ndihen të mëdhenj. Dhe për t'u treguar se sa larg janë ende nga një mrekulli si ajo e Pinturicchios më 26 nëntor 1996 kundër River Plate, në Kupën Ndërkontinentale. Një gol që vendosi finalen dhe e futi Alex Del Piero në historinë e Juventusit.
Alex nuk bie në kurth. Ai përgjigjet shkurt: "Asnjëri". Një moment heshtjeje në studion e Sky, më pas Spalletti e pranon përgjigjen dhe përpiqet ta zbusë situatën. "Po, asnjëri... sepse i yti ishte nga brenda zonës së vogël". Del Piero këmbëngul në qëndrimin e tij dhe merr momentin e vet. "Me goditjen e harkuar jam më i lidhur emocionalisht. Ato më kanë bërë vërtet të lumtur, më kanë nderuar. E marr këtë meritë". Ai merr meritën pa ua hequr atë të tjerëve. Kjo është ajo që ka bërë për njëzet vjet te Juventusi: të qëndrojë mbi të tjerët pa shtypur askënd. Ai i referohet Cambiasos dhe Bogas. Dy gola të bukur, me goditje të harkuar. Por jo si ai. Dhe rikthehemi te ndeshja, me trajnerin bardhezi që e zhvendos vëmendjen te një tjetër prej golave të mbrëmjes: "Cili gol më pëlqeu më shumë? Goli i dytë më bëri krenar për atë që bëri Gatti, presingun përpara".
🚨🚨 لوتشيانو سباليتي مدرب يوفنتوس وخلال إدلائه بتصريحات لقناة سكاي سبورت، يطرح سؤالًا على أسطورة البيانكونيري أليكس ديل بييرو حول أي هدف من أهداف يوفنتوس ضد أومونيا نيقوسيا يشبه هدف ديل بييرو ضد ريفر بلايت سنة 1996 👀🔥⬜⬛🇮🇹 #Juventus #Juve #Delpiero #Spalletti https://t.co/jUOwmhxlxY
— Arte Del Calcio (@ArteDelCalcio) November 27, 2026
Tridhjetë vjet më parë, ishte pikërisht Alex ai që u dhuroi bardhezinjve Kupën e dytë Ndërkontinentale (e para erdhi në vitin 1985, kundër Argentinos Junior). Por goli i Tokios nuk ishte thjesht një goditje e harkuar. Ishte nata që e çoi Del Pieron në një dimension të ri. Një gol që, edhe pas kaq shumë kohësh, të gjithë ende e kujtojnë përmendësh. Spalletti e di këtë: ajo e tij ishte një provokim, jo një krahasim i vërtetë. Ai donte ta kthente sërish në atë natë. Donte ta bënte të fliste për veten pa ia kërkuar drejtpërdrejt. Dhe ia doli. Sepse Del Piero, në fund, e mori meritën që i takonte. Dhe i vendosi gjërat në vendin e tyre. Golat e së enjtes në mbrëmje janë të bukur, por ai i Tokios nuk mund të krahasohet me ta. Jo për nga ana teknike, por për nga pesha që kishte.