Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë, në fokus reformat dhe financimet e BE-së

Lapsi.al 27 November 2026

Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet sot në Tiranë, në

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, mblidhen këtë të premte në Tiranë për të diskutuar mbi zbatimin e Planit të Rritjes të Bashkimit Europian, përmbushjen e reformave dhe integrimin ekonomik të rajonit. Samiti do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

Sipas Komisionit Europian, gjatë takimit, Kos do t’u kërkojë vendeve të rajonit të ndërtojnë një konsensus të gjerë kombëtar për zbatimin e reformave, nga përmbushja e të cilave varet edhe përfitimi i fondeve europiane.

Punimet do të nisin në orën 10:30 me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos, ndërsa në orën 12:30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Takimi në Tiranë zhvillohet dy ditë pas samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bëri të ditur se përmbushja e reformave mund të mundësojë disbursimin e 338 milionë eurove të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut gjatë javëve të ardhshme. Megjithatë, ende nuk është përcaktuar publikisht shuma që do të përfitojë secili prej tri vendeve dhe as data konkrete e transferimit të fondeve. Sipas të dhënave të prezantuara nga von der Leyen, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmbushur 63% të hapave të reformave të parashikuara, krahasuar me 38% një vit më parë.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor parashikon një paketë financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027. Përfitimi i fondeve kushtëzohet nga zbatimi i reformave të përcaktuara në agjendat kombëtare, ndërsa instrumenti synon integrimin gradual të ekonomive të rajonit në tregun unik europian, përpara anëtarësimit të plotë në BE.

Samiti përmbyll vizitën dyditore të komisioneres Marta Kos në Shqipëri, gjatë së cilës ajo ka zhvilluar takime me autoritetet shqiptare dhe ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe në Forumin e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.

Të këshilluara

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI