Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj! Në shënjestër aeroporti dhe rrokaqiejt në Riad

Lapsi.al 27 November 2026

Houthi-t trondisin Arabinë Saudite, 274 sulme në pesë muaj!

Arabia Saudite po përballet me një valë sulmesh me dronë dhe raketa nga rebelët Houthi të Jemenit, duke vënë në pikëpyetje imazhin e saj si një vend i sigurt për të jetuar dhe investuar.

Sipas të dhënave të organizatës ACLED, nga 1 korriku deri më 25 nëntor janë regjistruar 274 sulme në territorin saudit, kundrejt vetëm një sulmi në pesë muajt pararendës. Goditja më e rëndë ndodhi më 10 tetor në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, ku humbën jetën 13 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Në shënjestër kanë qenë edhe dy ndërtesa të rëndësishme në zonën financiare të kryeqytetit, kulla e Fondit të Investimeve Publike dhe godina e kompanisë shtetërore të naftës Aramco. Sulmet kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën strategjike, ndërsa fluturimet drejt Riadit janë ndërprerë dhe devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Houthi-t, të mbështetur nga Irani, kanë zgjeruar ndjeshëm aftësinë për të goditur thellë në territorin saudit, pas përshkallëzimit të konfliktit në Jemen dhe dështimit të armëpushimit jozyrtar. Pavarësisht sulmeve, autoritetet dhe qytetarët përpiqen të ruajnë normalitetin, ndërsa tregjet dhe bizneset vijojnë aktivitetin.

Megjithatë, alarmet për sulme të reja dhe shpërthimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore tregojnë se kërcënimi mbetet i pranishëm.

Të këshilluara

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI