
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj kallëzimeve të bëra ndaj saj dhe bashkëshortit në SPAK. E ftuar në “Opinion”, Spiropali theksoi se nuk ka frikë nga hetimet dhe se është e bindur në pafajësinë e saj.
Ajo i cilësoi kallëzimet si përpjekje për ta intimiduar, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve që, sipas saj, vijnë nga persona të dëshpëruar. Deputetja theksoi gjithashtu se nuk ka ngrënë “dardha dhe kumbulla pas shpine”, një shprehje që kryeministri Edi Rama e përdor shpesh për persona nga radhët e PS, të cilët janë përfshirë në paligjshmëri.
“Ta them me përgjegjësinë më të plotë, jo një kallëzim po të bëjnë, por 10 kallëzime, sa të duan. Unë e di se nga vjen ky kallëzim… nga njerëz të dëshpëruar, të cilët mendojnë se duke më sulmuar me kallëzime anonime do të më stepin. Unë nuk kam frikë nga kallëzimet. Nuk kam ngrënë as dardha, as molla, as kumbulla pas shpine. Unë kam besuar te kopshti”, - deklaroi ajo.
Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Balluku. Ajo u shpreh se sikur edhe Churchill dhe Merkel të ishin kryeministri dhe zëvendëskryeministrja, ky model i përqendrimit ekstrem te pushtetit të çon në këtë katandisje. Ajo deklaroi gjithashtu se sot është e pamundur që të qeveriset për shkak të pushtetit të madh që ushtrojnë disa persona.
“Churchill dhe Merkel të ishin kryeministri dhe zëvendëskryeministrja, ky model i përqendrimit ekstrem te pushtetit të çon në këtë katandisje. Sot e kemi të pamundur të qeverisim për shkak të pushteti të madh që ushtrojnë disa persona”, - tha Spiropali. ©LAPSI.al