Flash

Deputeti i PDK-së takon Kadri Veselin në Hagë: E gjeta...

Lapsi.al 26 November 2026

Deputeti i PDK-së takon Kadri Veselin në Hagë: E gjeta...

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Hagë, ku vizituar ish-kryetarin e partisë dhe të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ismaili shprehet se me Veselin kanë biseduar për përgatitjen e strategjisë për apelimin e aktgjykimit dënues.

"Përgjegjësia jonë historike në mbrojtje të së vërtetës. Në prag të Festës së Flamurit, isha në Hagë si pjesë e ekipit mbrojtës në vizitë te kryetari Kadri Veseli. Takimet me të më japin gjithmonë kurajo. E gjeta të fortë si gjithmonë, me zemrën plot.

Biseduam për përgatitjet për apel dhe për hapat që kemi përpara. E gjithë vëmendja jonë është te apeli. Në këtë betejë është në peshore edhe e vërteta e Kosovës dhe e luftës sonë çlirimtare.

Përballë padrejtësisë që u është bërë heronjve të luftës sonë me dënimin e tyre, angazhimi ynë si shoqëri duhet të jetë edhe më i madh. Beteja për të vërtetën e Kosovës vazhdon. Në këtë betejë, uniteti dhe angazhimi ynë kanë peshë. Është përgjegjësia jonë historike ta mbrojmë të vërtetën e luftës sonë çlirimtare" - shkroi Ismaili. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI