
Deputetja Elisa Spiropali ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se struktura shtetërore janë vënë në ndjekje të saj për ta kontrolluar me kë takohet.
“Në vend që ne të flasim për çfarë do të bëjmë për këtë brez, ne zgjedhim që të bëjmë akte normative për gjoba, zgjedhim të merremi me secilin pse shkon në protestë. Këto janë akte që janë bërë dhe me mua. Janë fakte.
Ka sot deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia, që të shkojnë në kafene. Duhet të mbajmë përgjegjësi. Kolegët e mi që janë të ndershëm, me integritet, që nuk kanë asnjë përgjegjësi se çfarë bëjnë 2 apo 3 njerëz.
Protesta e Flamingove instaloi frikën në krye të pushtetit dhe u veprua me dhunë me shumicë. Se nga vjen kjo nuk diskutohet. Kemi pamjet.
Kisha njerëz që më monitoronin. Ka dhe foto të njerëzve që më ndiqnin dhe unë do t’i verifikoj. Ndihem e qetë në ndërgjegjen time, po ka shumë njerëz që ndihen të intimiduar.
Mund të të rrënohet gjithë ekzistenca se vendos pushteti nëse je me ata ose nëse je armik. Kush janë këta që përcaktojnë se kush do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë? Si mundet të përzihen njerëz me dhunë?
Ka raste që janë në SPAK të sherreve të rrezikshme të përdorimit të institucioneve. Unë nuk u hoqa nga ministre e Jashtme se nuk kam bërë detyrën.
U krijua një narrativë se kishte një puç, se unë kisha folur me ndërkombëtarët, me këtë, me atë. Në Asamble kam takuar për herë të fundit Ramën. Këto kohë nuk më kam takuar fare. Ka shumë kohë. Kam komunikuar me të patjetër. Kam folur në mënyrë tjetër, jo në zyrë," tha Spiropali. ©LAPSI.al