Flash

Flamuri i Palestinës shkakton sherrin mes tifozëve dhe policisë: Besiktas-Hapoel ndërpritet për 40 minuta 

Ndeshja mes Besiktas dhe Hapoel Beer-Sheva, e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës së Europa League, u ndërpre në minutën e 25' për shkak të përleshjeve që shpërthyen në tribuna mes disa tifozëve turq dhe policisë gjeorgjiane.

Lapsi.al 27 November 2026

Flamuri i Palestinës shkakton sherrin mes tifozëve dhe policisë:

Ndeshja mes Besiktas dhe Hapoel Beer-Sheva, e vlefshme për javën e pestë të fazës së ligës së Europa League, u ndërpre në minutën e 25' për shkak të përleshjeve që shpërthyen në tribuna mes disa tifozëve turq dhe policisë gjeorgjiane, e cila përdori edhe gaz lotsjellës për t'i përballuar ata. Në minutat e para të ndeshjes, një djalë turk shpalosi një flamur të Palestinës, por sipas rindërtimeve të para të ngjarjes, policia do të kishte ndërhyrë pak më vonë, në pjesën e parë, me shumë ashpërsi. Arbitri danez Morten Krogh ndaloi lojën dhe dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes, pasi situata në sektorin e zënë nga mbështetësit e Besiktasit ishte bërë veçanërisht e tensionuar.

Ndeshja ndërpritet për 40 minuta

Incidentet ndodhën në stadiumin e Batumit, në Gjeorgji, ku ndeshja zhvillohej në fushë neutrale: skuadrat turke nuk mund të presin në shtëpi ato izraelite për arsye sigurie, por as kjo nuk mjaftoi për të ndalur tensionet. Një tifoz i Besiktasit shpalosi një flamur të Palestinës dhe pak më vonë, kur situata ishte bërë shpërthyese, ndërhyri policia turke. Futbollistët u përpoqën të komunikonin me tifozët në tribuna për t'i qetësuar, por pa sukses. Shpërthyen përleshjet dhe arbitri vendosi t'i dërgonte të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes, duke e ndërprerë ndeshjen për rreth 40 minuta.

Gjatë incidenteve, një tifoz u mor me ambulancë dhe u transportua në spital pasi kishte mbetur i plagosur. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë agjentët duke ndërhyrë në sektorin e mbështetësve turq, ndërsa disa tifozë hedhin sende në drejtim të forcave të rendit. Pas flamurit të Palestinës, u shpalos edhe një banderolë ku shkruhej: "Rebelim kundër pushtimit, liri për Palestinën". Pas më shumë se gjysmë ore kaosi, situata u kthye në normalitet dhe skuadrat u rikthyen në fushë, me rezultatin që vijonte të ishte 0-0.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI