Flash

Dhuna në protesta/ Kallëzim në SPAK për drejtorin e policisë, Skënder Hita

Lapsi.al 27 November 2026

Dhuna në protesta/ Kallëzim në SPAK për drejtorin e

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka deklaruar se SPAK ka nisur hetimet për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës, si dhe për rolin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga organi i akuzës, Kapri e cilësoi këtë zhvillim si një lajm të mirë për drejtësinë dhe protestuesit, duke e lidhur edhe me vendimin e një dite më parë të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e aktit normativ.

“Lajm i mirë është që Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim për dhunën policore dhe për  rolin e drejtorit të përgjithshëm në raport me dhunën barbare që është ushtruar në protestë. Ky është lajm dyfish i mirë pas vendimit të GJK ditë e djeshme ku u vendos pezullimi i aktit normativ. Fakti që SPAK nis hetim ndaj drejtuesit më të lartë të policisë ky është lajm i mirë për drejtësinë, por edhe për protestuesit. I bëj thirrje që nesër të dalin në protestë sepse ky është nëntori i tretë.  Kemi kallëzuar drejtorin e policisë, i cili ushtron detyrën dhe jep urdhrat për sjelljen e punonjësve të policisë”, deklaroi ndër të tjera Kapri.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI