Flash

Dinamo përplaset me Partizanin, në javën e 13 të Abissnet Superiore: Tirana pret Skënderbeun në ndeshjen e spostuar

Abissnet Superiore rikthehet me javën e 13-të, e cila do të zhvillohet në tri ditë dhe sjell në program pesë përballje me rëndësi për garën e kampionatit.

Lapsi.al 27 November 2026

Dinamo përplaset me Partizanin, në javën e 13 të Abissnet

Abissnet Superiore rikthehet me javën e 13-të, e cila do të zhvillohet në tri ditë dhe sjell në program pesë përballje me rëndësi për garën e kampionatit. Ndryshimi kryesor lidhet me sfidën Tirana-Skënderbeu, e spostuar për sot për arsye sigurie. Në të njëjtën ditë luhet edhe derbi Dinamo-Partizani, ndërsa Egnatia-AF Elbasani mbyll javën të dielën.

Abissnet Superiore rinis sot me ndeshjet e para të javës së 13-të të kampionatit. Do të jetë një program i ngjeshur, i ndarë në tre ditë, por nis pikërisht me dy sfida që në fakt tërheqin mjaftueshëm vëmendjen. Në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana pret Skënderbeun. Takimi ishte parashikuar fillimisht për të shtunën, por Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF e spostoi një ditë më herët, pas kërkesës së Policisë së Shtetit për arsye sigurie. Në mbrëmje, në orën 18:30, “Elbasan Arena” pret derbin Dinamo-Partizani, një përballje ku rivaliteti dhe objektivat e dy skuadrave i japin peshë të veçantë rezultatit. 

Të shtunën, më 28 nëntor, radha është për Vorën dhe Teutën, që përballen në orën 13:30, ndërsa në orën 16:00, në “Loro Boriçi”, Vllaznia pret Laçin. Java mbyllet të dielën, më 29 nëntor, me Egnatia-AF Elbasani. Në orën 18:30, në “Arena Egnatia”, dy skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme, rrogozhinasit të motivuar nga suksesi në Europë dhe verdheblutë për ti dhënë vazhdimësi rezultateve.

Dinamo përplaset me Partizanin, në javën e 13 të Abissnet

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI