Flash

Gjendet lëndë plasëse në portën e një banese në Shkodër, dyshime për kërcënim ndaj ndërtuesit

Lapsi.al 27 November 2026

Gjendet lëndë plasëse në portën e një banese

Një sasi lënde plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është zbuluar mbrëmjen e kaluar në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës. Lënda plasëse është gjetur e pashpërthyer në portën e jashtme të banesës së shtetasit Emiljan Gjonej.

Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë marrë masat për garantimin e sigurisë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë për trajtimin dhe neutralizimin e lëndës plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, Emiljan Gjonej është i angazhuar në sektorin e ndërtimit dhe në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet aktualisht një pallat nga subjekti me të cilin ai lidhet. Për këtë arsye, një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor është edhe mundësia që ngjarja të ketë lidhje me aktivitetin e ndërtimit. 

Fakti që lënda plasëse nuk ka shpërthyer ka shmangur pasoja të mundshme, ndërsa mbetet ende e paqartë se kush e ka vendosur atë në hyrje të banesës dhe cili ka qenë qëllimi.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës. Një ndër pistat e hetimit është edhe ajo e një akti kërcënues ndaj shtetasit në fjalë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI