Flash

Ish-krerët e UÇK-së drejt Apelit, sot skadon afati për kundërshtimin e dënimeve në Hagë

Lapsi.al 27 November 2026

Ish-krerët e UÇK-së drejt Apelit, sot skadon afati për


Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të njoftojnë sot zyrtarisht Gjykatën Speciale në Hagë për apelimin e dënimeve të dhëna në shkallën e parë, të cilat i konsiderojnë të padrejta. Me aktgjykimin e shpallur më 16 shtator, Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Veseli me 18 vite dhe Selimi me 13 vite.

Pas dorëzimit të njoftimeve për apelim, brenda 21 ditëve pritet të zhvillohet një konferencë për organizimin e procesit, ndërsa palët kanë 60 ditë në dispozicion për të paraqitur argumentet e tyre. Çështja do të shqyrtohet nga një trupë prej tre gjyqtarësh, e cila mund të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ta ndryshojë, ta rrëzojë ose të urdhërojë rigjykimin. Nëse apelimi bëhet vetëm nga mbrojtja, dënimet nuk mund të rëndohen. Në rast kundërshtimi të vendimit të Apelit, palët mund t’u drejtohen edhe Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, sipas kushteve ligjore përkatëse.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI