
Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri duket se do të nisë një fushatë për ta shpëlarë imazhin e tij, të njollosur keqas nga lidhjet e tij me trafikantët e drogës. Në një video që ka shfaqur në rrjetet sociale Tahiri duket që po dëgjon audio-përgjimet e antimafias italiane për trafikantët e drogës dhe të armëve që përmendin Tahirin në bisedat e tyre.
“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet…Ëork in progress….?”, shkruan Tahiri.
Tahiri bëri rreth 2 vite burg për marrëdhënien që kishte me vëllezërit Habilaj në Vlorë. Trafikantët e drogës kishin dërguar tonelata me kanabis dhe sasi armatimi në Itali, ndërkohë që ish-ministri u kishte dhënë makinën e tij personale për të lëvizur. Habilajt ishin të paprekshëm në Vlorë, nga ku dërgonin në Itali ngarkesat e drogës, shpesh të ndihmuar edhe nga efektivët e policisë që përdoreshin për të ngarkuar mallin në gomone. Dritan Zagani, polici që denoncoi lidhjet e Tahirit me Habilajt u burgos dhe u përndoq familjarisht, duke u detyruar të arratiset në Zvicër.
Përgjimi:
Maridian Sulaj: Presidenti e ka 01, 02 e ka Kryeministri, 03 është Audi që ka Artani, që e kishte ai kushëriri jonë.
Avdul Sulaj: Ëëë…
Maridian Sulaj: Vetëm ata.
Avdul Sulaj: Po mirë, ata kanë targa të veçanta.
Maridian Sulaj: Ëëë, targa të veçanta. 03 e ka Artani, që ia dha ai…
Klardi Sulaj: Kush Artan?
Maridian Sulaj: Ishte i kushëririt tonë, ai Kryeministri o vlla, ça është ai…
Avdul Sulaj: Saimiri.
Maridian Sulaj: Saimir Tahiri.
Maridian Sulaj: 01 e ka Presidenti, 02 e ka Kryeministri, 03 e ka Saimiri.
Klardi Sulaj: Është ministër i Brendshëm.
Një burrë shqiptar: Targat e shtetit, kur shiten, u hiqet targa.
Maridian Sulaj: Ore, ai ia ka dhënë me gjithë dokumenta Artanit, a të qifja… I hiqet, thotë.