Flash

Pesë vrasje me pagesë/ Çfarë po heton prokuroria për Vinçesk Pirolin dhe Kristian Ymerin

Lapsi.al 27 November 2026

Pesë vrasje me pagesë/ Çfarë po heton prokuroria për

Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri janë nën hetim nga autoritetet për dyshime lidhur me përfshirjen në pesë vrasje me pagesë. 

Sipas informacioneve hetimore, që i referohet gazetarja Klodiana Lala, dyshimet lidhen me disa ngjarje të rënda kriminale, përfshirë edhe një vrasje të ndodhur në Shkodër. Ndërkohë, në Lezhë, dyshohet se dy personat po përgatitnin ekzekutimin e Erjon Tucit. 

Sipas pistës që po hetohet, eliminimi i Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shtetasi shqiptar në një burg në Greqi. 

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në dokumentimin e ngjarjeve dhe në përcaktimin e rolit të secilit prej personave të dyshuar.

Hetuesit vijojnë punën për të zbardhur plotësisht aktivitetin e dyshuar kriminal, për të identifikuar ngjarjet e tjera të mundshme dhe për të dokumentuar çdo përfshirje.

Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për dyshime hetimore dhe jo për përgjegjësi penale të provuar. 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI