
Pas një momenti qetësie, situata në sheshin “Skënderbej” është tensionuar sërish.
Një grup protestuesish kanë hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të policisë, të cilët janë pozicionuar në zonë për të mbajtur nën kontroll turmën.
Flakët e molotovëve janë drejtuar nga mjetet e policisë, ndërsa efektivët janë përballur me sulmin e protestuesve.
Protesta në kryeqytet vijon të shoqërohet me incidente dhe përplasje, ndërsa tensionet janë zhvendosur në disa prej zonave kryesore të kryeqytetit.