Flash

Hedhja e gazit me dron, vepër penale e helmimit me dashje

A do ndërhyjë SPAK ndaj " intoksikimit të të gjithë popullatës"

Lapsi.al 28 November 2026

Hedhja e gazit me dron, vepër penale e helmimit me dashje

Shumë media dhe protestues kanë fiksuar dhe kanë postuar në rrejtet e tyre sociale video të shumta të dronëve policorë që hidhnin gaz lotësjellës nga lart, duke mos u merakosur se mbi kë binin pasojat.

Por sipas manualeve të vetë policisë hedhja e gazit lotësjellës ka një procedurë të caktuar dhe ushtrohet vetëm ndaj personave që përbëjnë rrezikshmëri të lartë. Ky mjet luftarak nuk mund të përdoret në mënyrë masive mbi popullsinë.

Duke zgjedhur të hedhin gaz me dorn policia e Hitajt ka kryer veprën penale të intoksikimit të të gjithë popullatës. Në këtë kuptim ajo mund të klasifikohet si "helmim me dashje" ndaj të cilës prokurorët e SPAK do ishte dashur të ndërhynin urgjentisht.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI