Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

“Nuk ka asnjë nxitim”, zbulohet e vërteta për martesën e Brad Pitt dhe Ines de Ramon

Lapsi.al 27 November 2026

“Nuk ka asnjë nxitim”, zbulohet e vërteta për

Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, po shijojnë një marrëdhënie të konsoliduar dhe duket se janë më të lumtur sekurrë së bashku. Megjithatë, pavarësisht lidhjes së fortë që kanë ndërtuar prej katër vitesh, çifti nuk ka ndërmend të nxitojë drejt martesës.

Një burim pranë stilistes së bizhuterive ka zbuluar për revistën PEOPLE se dyshja është shumë e dashuruar dhe kanë krijuar një jetë të bukur së bashku, por një propozim për martesë nuk është në planet e tyre të afërta.

“Ines e dinte që në fillim të lidhjes me Brad se ai nuk kishte gjasa të martohej së shpejti”, ka treguar burimi.

Më tej, i njëjti burim ka theksuar se ata janë shumë të dashuruar dhe kanë ndërtuar një partneritet të qëndrueshëm.

“Nuk ka asnjë nxitim për t'u martuar. Brad e ka bërë të qartë se martesa nuk është diçka që ai kërkon në të ardhmen e afërt”, ka shtuar burimi.


Sipas burimit, 33-vjeçarja është plotësisht e kënaqur me marrëdhënien që ka ndërtuar me aktorin 62-vjeçar dhe nuk poushtron presion ndaj tij për t'i propozuar martesë.

Madje, çifti e konsideron njëri-tjetrin partnerë dhe nuk ndien nevojën për të përdorur tituj si i fejuar apo bashkëshortë për të vërtetuar seriozitetin e lidhjes.

“Ata janë shumë të lumtur aty ku janë dhe, për të ardhmen e afërt, kjo u mjafton”, ka zbuluar burimi për PEOPLE.

Brad dhe Ines janë lidhur për herë të parë në nëntor të vitit 2022, ndërsa marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më serioze me kalimin e kohës. Dyshja kanë nisur të jetojnë së bashku në vitin 2024 dhe tashmë shfaqen rregullisht në evente publike dhe premiera filmash.

Për Brad Pitt, kjo nuk do të ishte martesa e parë. Aktori ka qenë i martuar më parë me Jennifer Aniston, nga viti 2000 derinë vitin 2005, dhe më pas me Angelina Jolie, me të cilën u nda në vitin 2016. Divorci i tyre u finalizua në dhjetor të vitit 2024.

Nga martesa me Jolie, aktori ka gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox.

Edhe Ines de Ramon ka qenë e martuar më parë me aktorin e serialit “The Vampire Diaries”, Paul Wesley. Ata u martuan në vitin 2019, u ndanë në vitin 2022 dhe divorci u finalizua në shkurt të vitit 2024.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI