Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

Lapsi.al 27 November 2026

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Erion Veliaj nuk po di të ndalet më. Pas sfondit të një konflikti të hapur me Ramën, kundër të cilit ai i është drejtuar asamblesë së PS me një mocion për shkarkim, po bëhet gjithnjë e më e fortë lufta për kontrollin e bashkisë, në prag të zgjedhjeve të reja lokale. Beteja filloi që me hapjen e sezonit të ri politik, kur me një ferman nga burgu, ai hoqi qafe atë që Rama ia kishte caktuar si mëkëmbëse, Anuela Ristanin. 

Në fakt “Lali”, ashtu siç sqaroi më pas avokati i tij, i tëroqi Ristanit vetëm të drejtën e delegimit të firmës, duke i rimarë vetë kompetencat e drejtimit të institucionit. Ristani u detyrua të largohej me një mesazh qesharak: “Jom xhomllikse”. 

Për çudi, ndonëse kjo lëvizje shigjetonte drejpërdrejt Edi Ramën, i cili ia kishte kthyer një herë mbrapsht tentativën për zevëndësimin e Ristanit, kësaj radhe kryeministria reagoi me qetësi duke deklaruar për publikun se kjo qe një e drejtë e kryebashkiakut, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e lejonte atë ta drejtonte Bashkinë edhe nga burgu. 

Por, qetësia do të humbiste shpejt kur të kuptohej se qëllimi i vërtetë i kryetarit të burgosur ishte të bënte qilizëm në institucionin që drejtonte, me synimin që ta komandonte bashkinë përmes njerëzve të tij besnike. Në pak javë, me urdhra të firmosur drejtpërdrejt nga qelia, Veliaj bëri kërdinë në të gjithë piramidën e bashkisë (shiko linkun poshtë). Ai shkarkoi një për një zv/kryetarët ekzistues, disa të vendosur drejtpërdrejt me urdhra të Ramës. Ai largoi nga postet që mbanin shumicën e drejtuesve të njësive administrative. Ai e vazhdoi aksionin me spastrimin e drejtorëve të institucionit. 

Lëvizja më simbolike për këtë është ajo e eleminimit të Rigers Sheqerit, patronazhistit militant në krye të IKMT, i cili mbrojti seinë e PS me hunj kundër demostruesve dhe zëvendësimi i tij me Halit Valterin, një prej të vetëmve këshilltarë bashkiakë që nuk iu bind urdhrit të partisë, kur ajo i kërkoi votimin për shkarkimin e kryetarit të burgosur.

I pari që e nuhati erën që po frynte ishte Edi Rama që për ta shantazhuar urdhëroi transfermimin e ish delfinit të tij në burg dhe disa ditë më pas i çoi mesazhin me ministrin e drejtësisë Toni Gogu: “ose dorzo bashkinë ose do të hapen dosje që do të lënë 100 vite në burg”. 

Por Veliaj kishte me sa duket një synim të vendosur paraprakisht dhe ai e vijoi planin për të kapur çdo segment të godinës ku qe akoma kryetar “de jure”.     

Pa pyetur për kërcënimet ai urdhëroi largimin nga detyra të drejtoreshës së Policisë Bashkiake, Elona Lalaj. Kjo e bëri Edi Ramën ta plasë skandalin e spastrimeve në bashki edhe publikisht, ndërsa foli për këtë temë në asamble. Kryeministri e cilësoi këtë lëvizje si arbitrare. Ai ironizoi se shkarkimi lidhej me faktin që Lalaj nuk u bënte "like" dhe "share" shkrimeve të Veliajt nga qelia, apo sepse nuk gëzonte mbështetjen e avokatit të tij, Plarent Ndreca. "Çdo drejtuesi dhe çdo hallke të Bashkisë së Tiranës, ju them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga lart, me motive krejt të pajustifikueshme, as nuk do të harrohet dhe as nuk do të falet.

Po si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e Kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si drejtues të tjerë, se nuk u bëjnë llakje e shere dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik. Apo se nuk gëzon mbështetjen e avokatit të tij", u shpreh Edi Rama.

Por, pyetja që shtrohet është: pse Rama dhe Veliaj kanë reshtuar skalionet për të pushtuar terrenin e bashkisë. Versioni i parë që dhanë “off records” mbështetësit e kryeministrit që ai i një konflikti interesash: Rama e donte bashkinë për ta përdorur për zgjedhje, ndërsa Veliaj i donte përftimet edhe financiare që vinin prej saj si bagazh në luftën e vet me drejtësinë, ku veç përballimit të procesit, duhet të sigurojë edhe mbrojtjen mediatike edhe shumat maramendëse që i duhen për lobimin jashtë. Por kjo mund të jetë vetëm një anë e së vërtetës. Pjesa që s’duket e medalies është hipoteza se Veliaj po përgatit një kandidat të vetin për të garuar në zgjedhjet e 9 majit në Tiranë. Vetëm një skenar i tillë do të justifikonte kontrollin deri në qelizë të një administrate me mbi 10 mijë punonjës (pa llogaritur familjarët e tyre). Vetëm ky version do të përligjte marrjen nën kontroll përmes besnikëve të institucioneve me ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhje si policia bashkiake dhe IKMT. 

Fakti se Lali po vendos aty besnikët e tij duke shkarkuar ata që punonin për Ramën, i heq këtij të fundit dy armë domethënëse në fushatën elektorale. Por përpos këtyre dy versioneve mund të ekzistojë edhe një i tretë. Ai i presionit se mund të dalë me një kandidat të vetin, për ta shtyrë kryeministrin drejt kompromisit të vendosjes së një figure të përbashkët, që nuk do të fshinte trashëgiminë e Veliajt nga bashkia dhe do të vijonte ta mbante institucionin si një suport për procesin e këtij të fundit. Pra oferta do të ishte: që mos të të ndaj votat socialiste në zgjedhje, dua një pasardhës që mos jetë armiqësor me mua.

Ende është shpejt, mbase edhe vetë aktorët që po tërheqin të dyja anët e litarit ende nuk e dinë se cili do të jetë përfundimi i kësaj beteje. Por tani për tani një gjë është e sigurtë, ish delfini i tij po e zhvesh Ramën nga disa prej atuve të garantuara që ai i merrte si të mirëqena në betejën e ardhshme për Tiranën.   

LAPSI.AL  

 

Të këshilluara

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI