Flash

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 19 të lënduar, mes tyre protestues dhe punonjës të medias

Lapsi.al 28 November 2026

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, 19 të lënduar, mes

Ka shkuar në 19 numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, mes të cilëve nëntë protestues, gjashtë efektivë policie dhe katër punonjës të medias. Sipas bilancit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë mjekësore 17 persona, përfshirë një punonjëse të huaj të medias. Të gjithë ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore. 

Gjatë tubimit janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, me hedhje gurësh dhe molotovësh në drejtim të policisë, ndërsa efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës, autobotë me ujë me presion dhe dronë. Ndërkohë, thirrjet për dorëheqjen e qeverisë janë dëgjuar edhe jashtë zonës së tubimit, ku grupe qytetarësh janë solidarizuar me protestën. Tubimi, që përkon me 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, vijon në kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI