Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e investitorëve strategjikë

Deputetja vlonjate ka futur në shkelje të procedurave, në mesnatën kur po votohej buxheti një amendament që përjashtonte nga taksat biznesmenët e fuqishëm që investojnë në hotele me 5 yje

Lapsi.al 27 November 2026

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e

Tashmë është bërë zakon që Edi Rama i përdor femrat e rekrutuara prej tij si deputete për punët e pista të natës. Kështu ka ndodhur edhe me deputeten e Vlorës, Brisejda Çakërri, e cila u shndërrua pak kohë më parë në meme, pasi profetizoi se nuk ka rënë euro, por është forcuar leku. Atë, pak ditë më parë, e përdorën për të hedhur një propozim që, vështirë se e kuptonte: një projektligj për të shmangur tenderat e IT-së, duke i bërë blerjet shtetërore me negociata direkte.

Por, idhtarja e "lëkut të fortë" shkëlqeu në përdorimin e saj në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes deri sa në kuvend po votohej buxheti i vitit të ardhshëm. Në një kohë që Edi Rama po bën propagandë se ka hartuar një buxhet ku të pasurit do të paguajnë më shumë, pasi pasuria kombëtare duhet rishpërndarë, ai përdori si levë Çakërrin, për të futur një amendament në favor të oligarkëve.

Fjala është për të përjashtuar nga taksat pronarët e hoteleve luksozë me 4-5 yje edhe për tre vite të tjera. Ndërkohë që periudha e lehtësimeve për "investitorët strategjikë" përfundonte në vitin 2026, në një kohë kur atë e ka kërkuar me forcë edhe Bashkimi Evropian, pas propozimit të Çakërrit ajo do të shtyhet deri në dhetor 2029.

Kryeministri, krejt i vetëdishëm që po bënte një skandal, që i hidhte poshtë si retorikën populiste dhe angazhimet ndaj Brukselit, e futi këtë propozim jashtë çdo procedure dhe në minutat e fundit, pa kaluar nëpër filtrat e komisioneve parlamentare. Për publikun këtë gjë e denoncoi në sallë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila përmendi edhe emrin e homologes së saj vlonjate.

Ashtu sikurse pritej mazhoranca socialiste e miratoi me 77 vota propozimin që Çakërri nuk e ka bërë me kokën e saj. Kjo presupozon që bizneset e përjashtuara nga pagesa për tatimin mbi fitimin (15%) prej dhjetë vjetësh, do vijojnë ta kenë këtë avantazh.

Por në kohën kur Rama po propogandon se të pasurit duhet të paguajnë më shumë, kalimi i këtij amendamenti përbën një paradoks.Sepse nga njëra anë, qeveria promovon turizmin elitar, markat ndërkombëtare dhe resortet luksoze si motorë të zhvillimit ekonomik. Ndërsa nga ana tjetër, ky model mbështetet në një sistem lehtësish fiskale që nuk është i disponueshëm për të gjithë sipërmarrësit.

Kështu përshembull një hotel i vogël familjar, një biznes vendas apo një strukturë akomoduese që nuk plotëson kriteret e markës ndërkombëtare vazhdon të operojë nën regjimin e zakonshëm të tatimit. Ndërsa një resort që përmbush kriteret për statusin special mund të përfitojë një dekadë pa tatim mbi fitimin.

Kjo ngre një pyetje legjitime mbi konkurrencën: a është e drejtë që shteti të favorizojë përmes taksave pikërisht investitorët më të mëdhenj, të cilët kanë edhe kapacitetet më të mëdha financiare? A është e drejtë mënyra se si shpërndahen privilegjet ekonomike në një vend ku barra fiskale nuk është e njëjtë për të gjithë? Dhe këto të shpien tek një dilemë tjetër: një vend që ka nevojë për të ardhura publike, investime në infrastrukturë, shkolla, spitale dhe shërbime sociale a mund të vendosë të heqë dorë për dhjetë vjet nga tatimi mbi fitimin e disa prej investimeve më fitimprurëse të sektorit të turizmit?

Natyrisht e ngrata Brisejda Çakërri nuk e ka vrarë mendjen për këto pikëpyetje. Asaj i kanë marrë peng emrin dhe firmën, për të futur tinës, në mes të natës, pa procedurë të rregullt ligjin që u bënë nder të preferuarve të kryeministrit të "majtë", investitorëve strategjikë.

LAPSI.AL 

 

 

 

Të këshilluara

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI