Flash

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Skandal në Kategorinë e Parë, Selmani kafshon kundërshtarin në fushë: rasti “Suarez” trondit Pogradeci-Iliria

Një dyluftim për topin u shndërrua në një incident të rëndë disiplinor, pasi futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, kafshoi kundërshtarin Mateo Shanaj, në një veprim që nuk i shpëtoi syrit të arbitrit Silvio Dyrmishi.

Lapsi.al 27 November 2026

Skandal në Kategorinë e Parë, Selmani kafshon kundërshtarin

Futbolli shqiptar është përballur me një episod të pazakontë dhe aspak të hijshëm në përballjen mes Pogradecit dhe Ilirisë, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Një dyluftim për topin u shndërrua në një incident të rëndë disiplinor, pasi futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, kafshoi kundërshtarin Mateo Shanaj, në një veprim që nuk i shpëtoi syrit të arbitrit Silvio Dyrmishi.

Një veprim i shëmtuar që nuk bëri asgjë tjetër përveçse e la Ilirinë me 10 lojtarë, duke i dhënë një tjetër dimension negativ një ndeshjeje që deri në atë moment kishte prodhuar tension të madh.

Përplasja në fushë, Selmani ndëshkohet me të kuq

Ngjarja ndodhi në pjesën e parë të takimit, kur Shanaj dhe Selmani u përfshinë në një përplasje gjatë dyluftimit për topin. Situata doli jashtë kontrollit pasi futbollisti i Ilirisë përdori dhëmbët ndaj kundërshtarit, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të gjyqtarit kryesor.

Arbitri Silvio Dyrmishi nuk pati dyshime për masën disiplinore dhe nxori kartonin e kuq për Selmanin. Në krahun tjetër, Mateo Shanaj u ndëshkua vetëm me karton të verdhë, pavarësisht përplasjes mes dy lojtarëve.

Iliria kërcënoi me largimin nga fusha, ndëshkohet edhe trajneri

Vendimi arbitrar solli protesta të forta nga kampi i Ilirisë. Situata u tensionua deri në pikën që u mendua edhe tërheqja e skuadrës nga fusha, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të gjyqtarit. Në këto momente ndërhyri trajneri Dritan Smajlaj, i cili u përpoq të qetësonte futbollistët dhe të shmangte një braktisje të mundshme të ndeshjes. 

Megjithatë, edhe tekniku i Ilirisë përfundoi me karton të kuq, duke e lënë skuadrën në një situatë edhe më të vështirë. Ndeshja qëndroi e ndërprerë deri në minutën e 35', përpara se loja të rifillonte. Me një lojtar më shumë në fushë, Pogradeci arriti të përfitonte nga superioriteti numerik dhe të gjente avantazhin që në pjesën e parë.

Nga Selmani te Suarez, një episod që nuk duhet të përsëritet

Ajo që e bën këtë ngjarje edhe më të veçantë është natyra e veprimit të Selmanit. Kafshimi i një kundërshtari është një nga episodet më të rralla dhe më të rënda të sjelljes josportive në futboll, ndërsa historia e këtij sporti ka disa raste të bujshme të regjistruara në nivelet më të larta.

Më i famshmi mbetet ai i Luis Suarez ndaj italianit Giorgio Chiellini në Kupën e Botës 2014, gjatë ndeshjes Uruguai-Itali. Sulmuesi u bë protagonist i një prej skandaleve më të mëdha të atij turneu, duke marrë më pas një pezullim të rëndë nga FIFA.

Një episod i ngjashëm në Kategorinë e Parë shqiptare rikthen në vëmendje kufirin që nuk duhet kaluar në fushën e lojës. Përtej rivalitetit dhe tensionit të një ndeshjeje, veprime të tilla nuk kanë vend në futboll dhe pritet të trajtohen edhe në aspektin disiplinor.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI