
Është zgjeruar harta e protestës në Tiranë, ndërsa bulevardi "Dëshmorët e Kombit" mbetet pika kryesore e përplasjes mes protestuesve dhe policisë. Gjithsesi situata është përshkallëzuar edhe tek ministria e brendshme në qendër, deri në unazë në zonën përreth "Tajvanit" dhe deri tek Gjykata e Lartë ku ende ka protestues.
Policia ka heshur vazhdimisht tymuese dhe e gjithë qendra e Tiranës është mbuluar nga një re tymi. Në disa zona krijohen barrikadime ku protestuesit qëllojnë me gurë, ndërsa policia përgjigjet me ujë me presion. Protesta e kësaj të shtune është mbarëkombëtare dhe mbështetet nga të gjitha partitë e opozitës, nga studentët, diaspora etj.