Flash

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Përplasja me policinë italiane, ky është shqiptari që arriti të arratisej

Lapsi.al 28 November 2026

Përplasja me policinë italiane, ky është shqiptari që

Ervis Murra, 37-vjeçari shqiptar që arriti të largohej pas shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane në Cavarzere të Venecias, është kthyer në një prej personave më të kërkuar nga autoritetet italiane.

Me një histori të gjatë të thyerjes së ligjit në Itali dhe në Shqipëri, ai rezulton i përfshirë në një seri veprash penale, mes tyre vjedhje, grabitje me armë, zhvatje dhe përvetësim të sendeve të vjedhura.

 
Murra, i lindur më 29 prill 1989, duhet të vuajë mbi 12 vite burg për dënime të dhëna nga drejtësia italiane, por prej kohësh ndodhet në arrati. Pas ngjarjes së 27 nëntorit, ku një operacion policor përfundoi me shkëmbim zjarri, një person të vrarë dhe një tjetër të arrestuar, shqiptari arriti t’u shpëtonte efektivëve dhe u zhduk në zonat rurale të Venetos, ndërsa në momentin e largimit kishte veshur vetëm të brendshme.

 
Problematika e tij me drejtësinë daton prej më shumë se një dekade dhe përfshin disa qytete italiane. Në qershor të vitit 2025, Murra u identifikua gjatë një kontrolli policor në rrugën Vittorio Emanuele në Napoli, ku ishte shpallur në kërkim prej tre vitesh, pasi ishte dënuar në shkallë të tretë me shtatë vite burg për grabitje.

 
Gjatë përplasjes me efektivët, ai arriti të largohej dhe që prej asaj kohe dyshohet se nisi arratisjen drejt veriut të Italisë. Por ky nuk ishte i vetmi dënim që rëndonte mbi të. Në vitin 2020, ai ishte arrestuar në zonën e Dibrës në Shqipëri, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti ndërkombëtar. Autoritetet italiane e kërkonin për të vuajtur një dënim prej pesë vitesh burg, të dhënë nga Gjykata e Apelit në Perugia në shtator të vitit 2017.

Në atë dosje, Murra akuzohej për pjesëmarrje në një grup kriminal të përfshirë në grabitje me armë, zhvatje dhe përvetësim të sendeve të vjedhura. Në të kaluarën, në rajonin e Kampanias, ai ishte akuzuar edhe për shkeljen e masës së arrestit shtëpiak, pavarësisht se mbahej nën mbikëqyrje me byzylyk elektronik.

Një prej episodeve më të rënda ku përmendet emri i tij është një grabitje e ndodhur në Perugia, në orët e para të 7 tetorit 2014. Tre persona hynë në një banesë rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa brenda ndodheshin pronarët dhe fëmija i tyre 10-vjeçar. Hajdutët i zgjuan ata duke u drejtuar një elektrik dore në fytyrë dhe më pas nxorën armën, duke i kërcënuar që të hapnin kasafortën.

Nën presionin e grabitësve, çifti dorëzoi para, bizhuteri dhe çelësat e dy automjeteve luksoze, një BMV dhe një Audi. Pas grabitjes, autorët u larguan në drejtim të Casertës, ku Murra u gjet më 12 dhjetor të po atij viti. Ai ishte shpallur në kërkim edhe për një tjetër vjedhje banese, për të cilën ishte lëshuar një masë sigurie që më 30 qershor.

 
Emri i shqiptarit është përmendur gjithashtu në një proces gjyqësor në Santa Maria Capua Vetere, në vitin 2018, për një tentativë grabitjeje në një pikë karburanti në Villa Literno, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

Ndërkohë, dy vite më herët, ai ishte arrestuar në Mondragone, i dyshuar për një seri veprash penale në provincën e Casertës, që kishin në shënjestër sipërmarrës të sektorit bujqësor dhe të blegtorisë. Me një histori të tillë kriminale dhe me disa dënime për të vuajtur, Murra kishte arritur t’u shmangej autoriteteve për një kohë të gjatë, duke lëvizur nga jugu drejt veriut të Italisë.

Tashmë, pas arratisjes së fundit në Cavarzere, policia italiane ka intensifikuar kërkimet për kapjen e tij.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Me sytë katër

PAPARAZZI