
Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli ka bërë akuza të rënda ndaj ish-ortakut të tij Valon Ademi. Në një koment të gjatë në Facebook, Pacolli shkruan se Ademi ka grabitur të paktën 40 milionë euro të MABCO në Aeroportin e Vlorës. Për këtë sipas Pacollit, ai u mbrojt nga njerëz me ndikim.
Komenti i plotë i Pacollit:
“Patrioti” grabitçar në Aeroportin e Vlorës. Vetëm plaçkiti fondet e huaja pa investuar as një çëndarkë!
Për rreth një vit, VALON ADEMI u vetëshpall publikisht si “mburojë dhe hero i interesit kombëtar”, duke bërë çmos që të merrte nën administrim Aeroportin e Vlorës.
Ai veproi me vetëgjyqësi, i mbështetur nga NJERËZ me NDIKIM që përdorën pushtetin institucional për të mundësuar këtë.
Tani që aeroporti po administrohet në mënyrë të rregullt dhe të civilizuar, dokumentet e lëna pas po nxjerrin në dritë një realitet krejt tjetër nga ai që ai paraqiste publikisht.
Ai fliste për investime, për kuota, fliste dhe vepronte si pronari shpëtimtar i aeroportit, fliste për patriotizëm, ai ofendonte nëpër “media” dhe kërcënonte, por e vërteta është se VALON ADEMI ka grabitur nëpërmes VIA-s paratë e Mabco-s mbi 40 milionë EURO (të identifikuara deri më tani) dhe mund të dalin edhe më shumë).
Ai nuk është ndal aty, ai ka falsifikuar edhe fatura me të cilat ka kërkuar urdhër përmbarimor mbi 16.5 milion EUR gjithmonë për shoqërinë e tij 2A dhe patrioti ka lënë mbrapa llogarit e bllokuara.
Ai inkasoi, me vetëgjyqësi, pa dijeni dhe lejen e Mabco-s, pronarin e 98% të kuotave mbi 42 milion euro, nga paratë CASH qe Mabco kishte injektuar si kapital dhe mbi 28 milion euro nga kredia e garantuar me kolateralet e Mabcos.
Ai, këto mjete i grabiti për të paguar faturat e fryra në kompaninë e tij 2A, PA INVESTUAR asnjë qindarkë të tij!!!
Ai shfrytëzoi të gjithë ato para që nuk ishin të tij për të paguar punën e kompanisë së tij, pa asnjë mundësi kontrolli, pra punë pa tenderim me çmime të vetëdefinuara.
VALON LLUKA dhe më vonë administratoret e tij ilegal Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi, me nënshkrimin e inxhinierit po ashtu qe e kishte vendos vetë Nebi Luzha (ky i fundit i akuzuar për mashtrime në Kosovë, madje në një rast i involvuar pikërisht me 2A Group).
Ai, duke përdorur dhunën, arrogancën dhe njerëzit e fortë të institucioneve privuan Mabco-n, ortaku që zotëron 98% të kuotave, nga kontrolli dhe administrimi i VIA-s, dhe këtë ua mundësuan gjyqtarët FATMIR NDREU, MARIANA SHEGANI, ALMA KOLGJOKA, ORNELA NAQELLARI, MARSELA DERVISHI DHE MIRANDA NAKAJ vendimmarrjen për dëprivimin e Mabco-s e merrnin në dhoma këshillimi, pa praninë e Mabco-s, pa e respektuar parimin e kontradiktorialitetit, mirëpo fatmirësisht Gjykata e Lartë e Shqipërisë ua dha një goditje të fuqishme padrejtësive!
“Patrioti” shfrytëzoj vendimet e jashtëligjshme të gjykatësve të lartpërmendur për të emëruar ilegalisht një të ashtuquajtur administrator i cili do t’ia nënshkruante faturat sipas vullnetit e tij, por i duhej edhe një “Drejtor Teknik” që nënshkruante, dhe ku më mirë se bashkëkriminelin e tij Nebi Luzha ( i akuzuar 2 herë per mashtrime të tilla në Kosovë), për t’ja nënshkruar situacionet fiktive ne VIA ashtu siç ka bërë pikërisht për Valon Ademi-n në projektin e autostradës së Gjilanit? Në fund, skema kulmohej nga angazhimi i Bujar Ejupit si “Drejtor Financiar” i cili u shkarkoj nga AAC Kosovare pas gjetjes së KFOR-it dhe ekspertet austriak.
Pra, Figura kriminele për veprime kriminele.
Më herët, VALON ADEMI kishte shfrytëzuar VALON LLUKA për të fryrë artificialisht çmimin e punimeve në pistë, e cila ishte parashikuar në rreth 34 milion EUR, sipas dosjes zyrtare të tenderit, dhe e quan në favor të VALON ADEMI deri në 79.7 milion EUR. Po, e rriten artificialisht çmimin sipas dëshirës dhe apetitet e tyre për 45.7 milion EUR!! Investim thoshte, kjo nuk quhet ndryshe përveç se PLAÇKITJE.
Ajo çfarë kemi gjetur në arkivat e VIA-s nga rimarrja e administrimit është absurde. Që një vit kemi kërkua edhe ndihmën institucionale për të bërë një auditim, pikërisht për të evituar këtë situatë. U munduan që një vit t’i ikin dhe t’i shmangen këtij auditimi, por kësaj radhe nuk i ikin dot.
Pyetja ngelet, dëmet që janë shkaktuar, kush do i kompenson?
BP