Flash

Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Lapsi.al 27 November 2026

Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen kritikat, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm. Përfaqësuesja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, deklaroi se në rast fitoreje do t'i japë fund të gjithë ndihmës për Kievin.

Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Macron ndërkohë ka theksuar se mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën është thelbësore, veçanërisht në kushtet kur ekziston mundësia e tërheqjes së mbështetjes amerikane. Ai nënvizoi se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Evropën dhe paralajmëroi se braktisja e Kievit do të kishte pasoja serioze për sigurinë e kontinentit.

Macron kritikoi edhe aktivitetet hibride të Rusisë në vendet evropiane, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të veprojë me përgjegjësi dhe pa iluzione përballë këtyre kërcënimeve.

“Ndihma e Bashkimit Evropian është thelbësore, veçanërisht duke pasur parasysh mundësinë e një tërheqjeje të SHBA-së. Kjo është një luftë që na prek drejtpërdrejt. Ukrainasit po luftojnë për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tyre, por ata janë gjithashtu në vijën e parë të mbrojtjes së sigurisë evropiane. Mjafton të shohësh hartën dhe të marrësh parasysh historinë për ta kuptuar këtë. Po, kjo luftë është ekzistenciale për sigurinë evropiane. Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë në afat të shkurtër dhe të mesëm. Nuk ka vend për naivitet. Ne po e ndihmojmë Ukrainën nga ndjenja e përgjegjësisë dhe sepse kjo është në interesin tonë”, u shpreh Macron.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI