Flash

556 miliardë euro buxhet: Gjermania hap thesin për armatimet, merr 210 miliardë borxh të ri

Lapsi.al 27 November 2026

556 miliardë euro buxhet: Gjermania hap thesin për armatimet, merr 210

Parlamenti gjerman miratoi një buxhet prej 556 miliardë eurosh për vitin 2027, i cili parashikon një rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtjen dhe infrastrukturën, financimi i të cilave do të mbështetet në rritjen e mëtejshme të borxhit publik. 

Buxheti, të cilin kancelari Friedrich Merz arriti ta kalojë të premten në Bundestag, është rreth 6% më i lartë se ai i vitit 2026, ndërsa huamarrja e re neto pritet të tejkalojë 210 miliardë euro. 

Më shumë se gjysma e shpenzimeve të buxhetit të zakonshëm do të shkojë për punësimin, politikat sociale dhe mbrojtjen. Kjo tregon si rritjen e barrës financiare që sjell shteti social gjerman, ashtu edhe përparësinë që qeveria i ka dhënë forcimit të shpejtë të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Negociata të vështira brenda koalicionit qeverisës

Miratimi i buxhetit është përfundimi i një marrëveshjeje të vështirë mes koalicionit konservator të Merz-it dhe socialdemokratëve të ministrit të Financave, Lars Klingbeil, pas muajsh mosmarrëveshjesh brenda qeverisë për taksat, shpenzimet sociale dhe huamarrjen.

“Procesi i hartimit të këtij buxheti sigurisht që nuk meritonte ndonjë çmim për bukurinë”, u shpreh kancelari gjerman para deputetëve në fillim të kësaj jave.

 
Negociatat vazhduan deri në ditët e fundit përpara votimit, ndërsa partnerët e koalicionit ranë dakord për uljen e taksës së energjisë elektrike për familjet dhe bizneset, si dhe për zbutjen e shkurtimeve në përfitimet sociale, të cilat ishin miratuar më parë

Koalicioni qeverisës po shfrytëzon gjithashtu fonde të posaçme, të financuara përmes huamarrjes, për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe infrastrukturën e vendit, pas dekadash investimesh të pamjaftueshme.

Megjithatë, Merz paralajmëroi se ky raund negociatash ishte vetëm fillimi, duke theksuar se Gjermania nuk do të jetë më në gjendje të financojë vetëm nga të ardhurat tatimore gjithçka që qytetarët janë mësuar të presin nga shteti.

Ndërkohë, në planifikimin buxhetor të qeverisë mbetet ende një mungesë financimi prej më shumë se 20 miliardë eurosh për vitin 2028.

Ku do të shkojnë 210 miliardë eurot e huamarrjes së re?

Nga huamarrja e re neto e parashikuar:

– Rreth 123 miliardë euro do të përdoren për buxhetin e zakonshëm.

– Rreth 58 miliardë euro do të sigurohen përmes fondit të posaçëm për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik.

– Rreth 30 miliardë euro do të vijnë nga fondi i posaçëm për Forcat e Armatosura gjermane (Bundeswehr).

Një pjesë e madhe e këtij huamarrjeje përjashtohet nga kufizimet e zakonshme që parashikon mekanizmi kushtetues gjerman i njohur si “frena e borxhit”. Kjo i mundëson ministrit të Financave, Klingbeil, të rrisë shpenzimet për armatimet dhe infrastrukturën, ndërkohë që kërkon kursime në sektorë të tjerë të buxhetit të zakonshëm.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale vazhdon të ketë buxhetin më të madh, me një vlerë prej 203 miliardë eurosh.

Për mbrojtjen parashikohen rreth 110 miliardë euro nga buxheti i zakonshëm dhe afro 30 miliardë euro të tjera nga fondi i posaçëm i Forcave të Armatosura.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për shërbimin e borxhit publik do të rriten me më shumë se një të tretën, duke arritur në rreth 41 miliardë euro.

Buxheti do t’i dërgohet tashmë Këshillit Federal (Bundesrat), dhoma e lartë e parlamentit gjerman, e cila pritet të mblidhet më 18 dhjetor. 

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI