Flash

Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin standard para protestës: Shmangni zonat e demonstratës

Lapsi.al 27 November 2026

Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin standard para protestës: Shmangni zonat e

Në një njoftim zyrtar, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët që të jenë vigjilentë për shkak të protestave që priten këto dy ditë, më 28 dhe 29 nëntor.

Ambasada bën thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se demonstratat në qendër të Tiranës dhe pranë institucioneve mund të shkaktojnë jo vetëm bllokime dhe devijime të trafikut, por edhe incidente të dhunshme, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë.

Demonstratat vazhdojnë në qendër të qytetit të Tiranës dhe përreth ndërtesave qeveritare, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me mjete ndezëse, gurë të hedhur dhe dëmtime pronash.

Kushdo që ndodhet në ose afër një zone demonstrimi mund të ekspozohet ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të hedhur horizontalisht, pajisjeve ndezëse dhe topave/predhave prej gome. Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar personelin të shmangë të gjitha zonat e demonstrimit. Ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI