Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, dosja shkon në gjykatë

Lapsi.al 27 November 2026

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, dosja shkon në gjykatë

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen e rëndë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2025. Në bankën e të akuzuarve do të ulen Fation Bushgjokaj, Petrit Hoxha alias Petrit Çakraj, Kristë Bushgjokaj dhe Aleksandër Bushgjokaj.

Vendimi është marrë më 27 nëntor 2026, gjatë seancës paraprake, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me gjyqtar Erjon Bani.

 
SPAK kishte paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq më 7 tetor 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 181 të vitit 2025. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur që dosja të kalojë për gjykim, ndërsa çështja do t’i nënshtrohet procedurës së shortit për përcaktimin e trupit gjykues.

Katër të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si dyshohet se u organizua rrëmbimi i Renis Dobrës?

Ngjarja lidhet me rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, më 8 korrik 2025. Sipas hetimeve të SPAK, autorët e dyshuar kishin organizuar ndjekjen e tij dhe kishin përdorur disa automjete për të realizuar planin kriminal.

Nga rindërtimi i lëvizjeve përmes kamerave të sigurisë, të dhënave telefonike, GPS-ve dhe automjeteve të përdorura, hetuesit dyshojnë se Renis Dobra është pikasur në zonën e Urës së Matit, teksa udhëtonte me automjetin e tij tip Benz.

Pas tij dyshohet se është vënë në ndjekje një automjet tip Hyundai Santa Fe, ku ndodheshin Petrit Hoxha alias Petrit Çakraj dhe Kristë Bushgjokaj.

 
Ndërkohë, në lëvizje dyshohet se ka qenë edhe një automjet tjetër tip Range Rover, me të cilin udhëtonin Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj. Hetuesit kanë analizuar lëvizjet e automjeteve në zonën e Burrelit dhe në aksin Klos-Zenisht, për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Sipas dyshimeve hetimore, Renis Dobra është rrëmbyer dhe dhunuar, ndërsa më pas është vrarë. Trupi i tij dhe automjeti janë hedhur në ujërat e liqenit të Ulzës, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit.

Me vendimin e datës 27 nëntor 2026, GJKKO i ka hapur rrugë shqyrtimit gjyqësor të çështjes ndaj katër të pandehurve. Në njoftimin zyrtar, gjykata ka renditur akuzat për rrëmbim ose mbajtje peng dhe aktivitet kriminal në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kundër vendimit të seancës paraprake nuk lejohet ankim.

Tashmë pritet që çështja të shqyrtohet në themel, ku do të vlerësohen provat e mbledhura nga SPAK dhe përgjegjësia penale e secilit prej të pandehurve.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI