
Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka goditur një tjetër rast të posedimit të lëndëve narkotike në qelitë e burgut.
Sipas njoftimit zyrtar të kësaj agjencie, gjatë një kontrolli të ushtruar në bashkëpunim me IEVP Korçë, ndaj të dënuarit me inicialet A.Z., atij i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në dy porcione.
Pas veprimeve të para procedurale, AMSEVP ka përcjellë materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
I dënuari do të hetohet për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283/1 të Kodit Penal.