Flash

Berisha: Rama zbatoi platformën e Çubrilloviçit, largoi nga Shqipëria mbi 1 milion shqiptarë

Lapsi.al 27 November 2026

Berisha: Rama zbatoi platformën e Çubrilloviçit, largoi nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e ‘Ripërtëritjes’ në Kamëz, pasditen e sotme ka folur rreth qeverisjes në kohën e PD-së, krahasimeve mes qeverisjes së demokratëve dhe qeverisë socialiste aktuale, si dhe rreth problematikave të korrupsionit, të ekonomisë dhe të braktisjes së vendit nga të rinjtë.

Berisha e ka cilësuar regjimin e Ramës si më shkatërrimtar se pushtimi i Çubrilloviçit në Kosovë, duke theksuar se pasojat nuk ishin kaq fatale për shpopullimin e trojeve as në atë periudhë saç janë tani për rininë shqiptare, për faj të kryeministrit Edi Rama.

Për Berishën është mëkat emigrimi i detyruar që po ndodh, pasi Shqipëria për të është një vend me pasuri përrallore dhe si ajo nuk ka të dytë në rajon, mirëpo keqqeverisja ka shkaktuar këtë plagë madhore socio-ekonomike për vendin tonë.

"Xhelal, të dashur kryetarë të degëve të PD në Kamëz dhe Paskuqan, i dashur Asllan, Petrit, Mëhill, i dashur Klevis, Marash dhe të gjithë të pranishmit në këtë sallë. Së pari, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush për qëndresën me vetëmohim tuajën në këto vite, vite ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë.
Këto vite nuk kanë pasur njëlloj si vitet e diktaturës totalitare kampe përqendrimi, burgje dhe skuadra pushkatimi.
Por këto vite, duke përdorur një armik tjetër të egër, po aq të egër sa diktatura që është varfëria, varfërimi, vjedhja, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, kanë qenë vitet në të cilat duhet ta pranojmë soji ynë në këtë tokë, fara jonë në këto troje u pakësua më shumë se kurrë në memorien e kohërave.
U larguan shqiptarët nga Shqipëria dhe arritëm sot pas 100 vitesh të kemi atë lindshmëri që kishim 100 vite më parë.

Kemi disa vite që mijëra shqiptarë vdesin më shumë se sa lindin në këto troje. Kemi vite e vite që në të katër anët e Shqipërisë, edhe në zonat më të thella ku nuk ta pret mendja, punëtorët janë nga kontinente të tjera. Pra, këto vite ishin vitet në të cilat ky regjim i Edi Ramës dëmtoi njëlloj, dhe më shumë, se sa pushtimi serb me platformën e Çubrilloviçit, Kosovën. Nga Kosova, me platformën e Çubrilloviçit, u larguan gjithsej 460 mijë shqiptarë. Nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE në 10 vite janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë.
Shifrat janë shumë të frikshme.

Tani së fundmi ka shifra që thonë se në 1 mijë shqiptarë, 466 janë vetëm në hapësirën e BE. Të gjitha këto, e vërteta është jo se ky vend nuk ka potenciale. Do u rikthehem pak kohërave të shkuara. Në kulmet e diktaturës hoxhiste, meqenëse hiperkolektivizimi shkaktonte rënie të prodhimit, mungesa të mëdha ushqimesh, nën zë diskutonin Maltusin. Po, po, marksistët shqiptarë përpiqeshin të ngushëlloheshin me teorinë maltusiane që ka një kapacitet që toka mund të mbajë dhe pastaj njerëzimi duhet të pakësohet. E vërteta është se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm jo për dy e tre, por edhe për 10, 12 e 15 milionë qytetarë për t’u rritur në mëkëmbje, në begati, në liri dhe të lumtur.

Nuk ka një vend të dytë në këtë gadishull, nuk ka një vend të dytë në asnjë vend tjetër që të ketë pasuritë përrallore që ka Shqipëria. E kam treguar dhe po e tregoj prapë. Takova njëherë në OKB presidenten e Zvicres, Kalmire. Ajo ishte një mike e shqiptarëve dhe ajo e kishte ndihmuar Kosovën shumë. Zvicra në mirësinë e saj u shndërrua në një nga bazat e fuqishme që mbështeti përpjekjen e Kosovës për pavarësi. Dhe unë e ftoj si mike të shqiptarëve që të vinte në Shqipëri. Po se si më shkau goja dhe i them se do shohësh në avion një Zvicër me det. Ajo, menjëherë u rrudh. Për t’u ndërtuar, i them. Pastaj u çlirua. Se ashtu është. Por në të vërtetë ashtu është. Nuk ka si Shqipëria, absolutisht. Nuk ka asnjë vend tjetër.

Një vend i vogël ka ujëra më shumë se shumica e vendeve të tjera të mëdha. Një vend i vogël që prodhon gjithçka, një vend i vogël që ka depozita botërore mineralesh, hekuri, nikeli, bakri, etj. Një vend i vogël me 400 kilometra brigje deti. Me një potencial të jashtëzakonshëm turistik. Nga ky vend, shqiptarët marrin me vete ëndrrën e tyre shqiptare dhe ecin rrugëve të botës. Kjo për një arsye më kryesore. Për arsye të varfërimit të tyre çdo vit nga vjedhja e papërmbajtur e qeveritarëve. Vjedhje që tejkalon çdo lloj imagjinate. Vjedhje që i rrokullisi shqiptarët, që u shkatërroi atyre qindra mijëra vende pune. I rrokullisi shqiptarët nga qytetarët më të mirëpaguar në rajon, sepse duhet të paguheshin më mirë, vendi i tyre është më i pasur se vendet përreth. Dhe ne e arritëm këtë. Por nuk pësoi asgjë stabiliteti financiar.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Me sytë katër

PAPARAZZI