Flash

FNSH dhe autobotët zmbrapsin protestuesit nga sheshi “Skënderbej"

Lapsi.al 28 November 2026

FNSH dhe autobotët zmbrapsin protestuesit nga sheshi

Pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, forcat e policisë kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të sheshit “Skënderbej”, duke ndërhyrë me autobotë me ujë me presion dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Autobotët kanë hyrë në shesh për të shpërndarë qytetarët, ndërsa efektivët e FNSH-së kanë avancuar në zonë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një pjesë e protestuesve vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në shesh.

Përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të rendit nisën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u zhvendosur më pas në sheshin “Skënderbej”. Gjatë protestës, policia ka përdorur gaz lotsjellës, dronë dhe autobotë me ujë me presion, ndërsa janë raportuar edhe raste të dhunës së efektivëve ndaj qytetarëve. Pavarësisht shpërndarjes së pjesës më të madhe të turmës, protesta e zhvilluar në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nuk është mbyllur ende.

Të këshilluara

ide

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

Ç ’fshihet pas valës së spastrimeve në bashki? Çfarë simbolizon zëvendësimi në IKMT i një militanti patronazhist si Rigers Sheqeri me një besnik të Lalit si Halit Valteri? Pyetja që shtrohet: A mos Veliaj po mendon të dalë me një kandidat të mbështetur prej tij në garën për Tiranën?

14:39

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI