
Një tjetër incident është raportuar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, ku një qytetar rreth të 50-ave dyshohet se është dhunuar nga një grup efektivësh të policisë në sheshin “Skënderbej”. Qytetari ka rënë pa ndjenja në tokë pas goditjeve të marra nga efektivët. Gazetarë dhe qytetarë të pranishëm kanë ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Incidenti vjen ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë zhvendosur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit “Skënderbej”. Gjatë ndërhyrjeve të sotme, policia ka përdorur gaz lotsjellës, autobotë me ujë me presion dhe dronë.