
Një moment përshkallëzimi është regjistruar ditën e sotme gjatë protestës kombëtare. Kandidati i pavarur në garën për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, është sulmuar me sprej piperi nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit.
Incidenti u regjistrua në çastet kur Binaj ka ndërhyrë mes turmës, pas një përplasjeje verbale mes policëve dhe një protestuesi.
Qytetarë të shumtë ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë figurës politike që dëshiron të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së kryeqytetit shqiptar.
Binajt i është ofruar ndihmë me shishe uji, pasi spreji i piperit njihet për acarimin dhe djegien që shkakton, sidomos për irritimin në pjesën e syve.
Momenti i regjistruar ndaj Binajt tregon dhunën dhe represionin që po shkakton policia, duke mos pyetur as për personazhet publike dhe as për protestuesit e zakonshëm./