Flash

Klubi anglez ndez vigjiljet e ndeshjeve me ftesën hot: i këshillon tifozëve një lokal lap dance

Lapsi.al 2 January 2020
Klubi anglez ndez vigjiljet e ndeshjeve me ftesën hot: i këshillon
Në futbollin anglez shpesh zbavitja vjen para cdo gjëje: vlen për Premier League e mbi të gjitha për divizionet e tjera, League One përfshirë. Tifozët e Ipswich Toën e kanë nisur vitin me një sfidë të vështirë, duke qenë se duhet të përballeshin me kryesuesit e Wycombe Wanderers në transfertë: një detyrë problematike, por e lehtësuar nga propozimi i nxehtë i parandeshjes, që ka ardhur direkt nga “The White Horse”, një lokal lap dance me balerina ekzotike vetëm 35 minuta në këmbë nga Adams Park, praktikisht vendi perfekt për të përgatitur ndeshjen. Sipas asaj që bën të ditur The Sun, “The White Horse” është në kërkim të publicitetit e është futur në paketën informative zyrtare të para ndeshjes për transfertën e Ipswich. Pronari Alistair Watts ka shpjeguar filozofinë e lokalit të tij, që e ka suksesin në sezonin e jashtëzakonshëm të skuadrës së qytetit Wycombe Wanderers: “Jemi bërë pub-i i tifozëve në trasfertë. Regjistrojmë hyrjet më të shumta kur Portsmouth ose Oxford vijnë të luajnë këtu. Këtu është gjithcka shumë zbavitëse. Në pub ka balerina lap dance duke nisur nga pasditja. Nuk ka kosto hyrëse e nuk është e detyrueshme të shohësh vajzat! Hyrja është e ndaluar nën 18 vjec”. E ndoshta edhe për lojtarët para ndeshjeve!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI