Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Pagesë si e Conte për të bindur Eriksen të firmosë: Inter ka një strategji merkato

Lapsi.al 2 January 2020
Pagesë si e Conte për të bindur Eriksen të firmosë:

Ëndërra e madhe zikaltër quhet Christian Eriksen, mbreti i lojtarëve në skadencë, që i ka thënë jo propozimeve të Mourinho, në kohën kur është duke shfletuar ofertat, mes të cilave edhe ajo e Inter. Për të bindur mesfushorin danez të Tottenham të firmosë muajin e ardhshëm, Zhang e Marotta, janë gati ti ofrojnë një pagesë shumë të ngjashme me atë të Conte, më shumë se 10 milionë në sezon plus bonus, duke shfrytëzuar benefitet fiskale të dekretit të rritjes, për të tentuar të mundin konkurencën e Paris Saint Germain, Real Madrid e Manchester United.

Kontaktet me menaxherin e tij Martin Schoots, të cilit i është premtuar edhe një komision i pasur, vazhdojnë por është një tratativë për verën e ardhshme dhe frika më e madhe është që dikush ta rrëmbejë në merkaton e dimrit, në kohën kur edhe Tottenham preferon këtë zgjidhje e kërkon 20 milionë për të mos e humbur me kosto zero në verë.

Në pritje të danezit në verë, zikaltrit kanë tjetër kontinent në mendje për dirmin. Arturo Vidal, që pritet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën pas pushimeve, vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave. Duhet parë si do të trajtohet kileni pas denoncimit për bonuset e pamarra dhe nëse Vidal do të bëjë ndonjë lëvizje tjetër të fortë për tu kthyer në Itali. Oferta blaugrana për kapitenin under 21 të Spanjës Dani Olmo, nëse pranohet nga Dinamo Zagreb, mund të zhbllokojë kalimin e Vidal në zikaltër.

Për mbrojtësin e majtë tratativat me Chelsea për Emerson Palmieri e Marcos Alonso janë në një pikë të vdekur, shumë të larta kërkesat e Blues. Rriten kështu kuotat e argjentinasit Acuna, hipoteza loë cost, që luan për Sporting Lisbona. Darmian mund të mbërrijë tek zikaltrit vetëm në përfundim të sezonit, në bazë të akordit me Parmën në m momentin që e risollën në Itali.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI