Flash

Video/ Chelsea e nis 2020-ën me barazim: Blues shënojnë golin e parë të vitit në Premier League

Lapsi.al 1 January 2020
Video/ Chelsea e nis 2020-ën me barazim: Blues shënojnë golin e
Kishte menduar tjetër fillim të 2020 Chelsea, por Frank Lampard i kishte bërë llogaritë pa golin spektakolar me rovjeshatë të Jahanbakhsh. Kështu, përballë Brighton londinezët janë ndalur në barazim 1-1, duke lëshuar suksesin në transfertë vetëm 6 minuta nga fundi. Goli i shpejtë i Cesar Azpilicueta, në minutën e 10-të, u duk se do ta bëntë të thjeshtë suksesin e londinezëve, por barazimin e tretë në këtë kampionat për Chelsea e fikson në në minutën e 84 Jahanbakhsh. Vendi i 4 me 36 pikë në 21 ndeshje për Blues, që janë zhgënjyer nga ky rezultat, por të paktën mund të ngushëllohen me faktin se Azpilicueta ka shënuar golin e parë për vitin 2020 në Premier League. Futbollisti 30 vjeçar u bërë shënuesi i parë për vitin 2020: pas një harkimi nga këndi, Azpilicueta, përfitoi nga një rrëmujë e krijuar në zonën e Brighton, duke goditur pranë vijës fatale. Në sfidën tjetër të zhvilluar në orën 13:30, Aston Villa triumfoi në transfertë përballë Burnley me rezultatin 1-2.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI