Flash

Foto/ Kupa e Perandorit, trofeun e parë të 2020 e fiton Iniesta

Lapsi.al 1 January 2020
Foto/ Kupa e Perandorit, trofeun e parë të 2020 e fiton Iniesta

Vissel Kobe ka bërë të tijin Kupën e Perandorit, trofeu i parë futbollistik në lojë i vitit, duke mundur në Tokyo me rezultatin 2-0 Kashima Antlers. Një finale 'historike' ajo e luajtur në ditën e parë të vitit të ri, sepse jo vetëm i dha suksesin e parë absolut Kobe, por ishte edhe ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin olimpik të kryeqytetit, që pas pak muajsh do të mirëpresë Lojërat Olimpike, ndërsa ka shënuar edhe lamtumirën nga futbolli të spanjollit David Villa.

Kështu, trofeun e parë të vitit e ngre lart Andres Iniesta, që i gëzohet gjithashtu edhe trofeut të tij të parë që kur u transferua në Vissel, në 2018. Ish-truri i Barcellona ka qenë edhe një herë fari ndricues i lojës së Kobe, që është imponuar falë autogolit të Inukai në të 18' e një goli me fat të sulmuesit Fujimoto në të 38'.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI