Flash

Hedh në fushë telefonin pas golit të anulluar me Var: arrestohet tifozi i Norwich

Lapsi.al 31 December 2019
Hedh në fushë telefonin pas golit të anulluar me Var: arrestohet

Var bën shumë të diskutohet e nuk i pëlqen aspak anglezëve, në vecanti një tifozi të Norwich që, pas golit të 2-0 së mundshme të Pukki kundër Tottenham, i anulluar nga teknologjia, ka humbur durimin duke hedhur në fushë telefonin e tij celular. Një lëvizje që i ka kushtuar vërtetë shumë atij, i arrestuar në pushim të ndeshjes e i përjashtuar nga stadiumi i klubit anglez për tre vjet.

Një momento tërbimi që do të mbahet mend gjatë. Në fillim i arrestuar, pastaj i përjashtuar, gjithcka për shkak të një goli të anulluar. Kur Var vendosi të mos e vlerësonte golin e 2-0 të Pukki, publiku i Carrow Road manifestoi gjithë mosaprovimin e tij e një tifoz kaloi cdo limit duke hedhur në fushë gjënë e parë që kishte në duar. Një gjest që është vënë re nga punonjësit e sigurisë së stadiumit e që ka detyruar klubin të përdorë grusht të hekurt. “Norwich - lexohet në komunikatën e shoqërisë - vazhdon në politikën e tolerancës zero kundër sjelljeve të papranueshme ose diskriminuese”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI