Flash

Merr karton të kuq, kërcënon me 'therje' tifozët e Celtic: duhen dhjetë persona të mbajnë Morelos në tunel

Lapsi.al 30 December 2019
Merr karton të kuq, kërcënon me 'therje' tifozët e

Derbi i Glasgow merr ngjyrat e Rangers, që mposhtën rivalët e përjetshëm. E ajo mes dy skuadrave skoceze nuk është thjesht një rivalitet sportiv, nuk është as një ndërqytetase klasike. Përballen dy fytyrat e qytetit, ajo katolike e ajo protestante, ajo filoirlandeze e ajo 100% britanike. Ky rivalitet përjetohet edhe nga lojtarët në fushë, më shumë se c'duhet ndoshta: Alfredo Morelos imiton prerjen e fytit në drejtim të tifozëve të Celtic.

Nuk është fare gjest i bukur por nga njëri i quajtur El Bufalo nuk mund të presësh gjëra të buta. 23 vjecari kolumbian ka një karakter eksploziv: mori kartonin e dytë të kuq në dy javë. E gjashta në total. E kjo mund ti shkaktojë ndonjë javë skualifikimi më shumë. Djaloshi kërkonte golin e parë në derbi pasi kishte luajtur 13, kështu që tentoi të mashtronte arbitrin. U hodh në zonë, në kërkim të penalltisë e mori të verdhë për simulim. Sa keq që një e kishte.

E ndërsa dilte nga fusha, tifozët e Celtic, kanë nisur koret kundër tij dhe kolumbiani kaloi gishtin përgjatë fytit, duke bërë shenjën e therjes së “armiqve”. Jo ndonjë gjetje klasi, ashtu si historia që bën të njohur Sportbible, sipas të cilëve, janë dashur 10 persona të mbanin kolumbianin në tunel.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI