Flash

Globe Soccer Awards 2019, CR7 mposht Messi e Van Dijk

Lapsi.al 29 December 2019
Globe Soccer Awards 2019, CR7 mposht Messi e Van Dijk
Globe Soccer Awards i jep mbylljen e duhur të 2019 Cristiano Ronaldo në Dubai. Në edicionin e 11 të trofeut portugezi ka triumfuar duke mundur rivalin e përjetshëm Messi e Van Dijk, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit, për Klopp ka shkuar cmimi i trajnerit më të mirë e si është e kuptueshme Liverpool është klubi më i mirë në botë. Për Cristiano Ronaldo është cmimi i katërt radhazi, i gjashtë në total. "Ia dedikoj familjes sime, shokëve të mi të skuadrës së Juventus e familjes sime - ishin fjalët e portugezit - Falenderoj Dubai, vij cdo vit dhe e adhuroj këtë vend. Dua të falenderoj të gjithë ata që votuan për mua. Shpresoj të jem edhe vitin e ardhshëm. Gëzuar Vitin e Ri". Sulmuesi ka komentuar edhe golin e shënuar ndaj Sampdoria: "Ishte një gol fantastik, nga fillimi i karrierës kam shënuar 700 por të thuash kush është më i bukuri është e vështirë. Por ajo goditje me kokë ishte ndër më të mirat, në mos më e mira. Mendoj se kam kërcyer më shumë se sa e kanë llogaritur. Jam krenar për sa kam bërë". TË GJITHË ÇMIMET Arbitria më e mirë femër: Stephanie Frappart Drejtori më i mirë Sportiv: Andrea Berta (Atletico Madrid) Lojtari më i mirë arab: Aberrazak Hamdallah (Marok) Portieri i më i mirë: Alisson Becker (Liverpool) Cmimi i karrierës: Ryan Giggs (ish-Manchester United) Menaxheri më i mirë: Jorge Mendes Lojtari më i mirë i ri arab: Achraf Hakimi (Borussia Dortmund) Klubi më i mirë arab: Al Hilal Klubi më i mirë në botë në 2019: Liverpool Best Academy i 2019: Benfica e Ajax Trajneri më i mirë: Jurgen Klopp (Liverpool) Cmimi i karrierës: Miralem Pjanc (Juventus) Zbulimi i vitit: Joao Felix (Atletico Madrid) Futbollistja e vitit: Lucy Bronze (Lyon)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI