Flash

Borussia i djeg të gjithë: Haaland vishet verdhezi

Lapsi.al 29 December 2019
Borussia i djeg të gjithë: Haaland vishet verdhezi
Nuk ka as Juventus, as Manchester United në të ardhmen e Erlin Haaland: surprizisht gjiganti norvegjez ka firmosur me Borussia Dortmund. Lajmin e kanë bërë zyrtare vetë gjermanët që kanë treguar firmën e sulmuesit premtues norvegjez, që shpërtheu në këtë edicion me fanellën e Salizburg. Për austriakët rreth 20 milionë euro, pagesa e nevojshme për klauzolën e zgjidhjes së kontratës e vlefshme vetëm në këtë dritare merkato. Një befasi e vërtetë nga ana e gjermanëve që janë treguar shumë të aftë të punonin nën rrogoz e të bindnin sulmuesin 19 vjecar. Të shumtë ishin ata që e shihin shtatlartin pranë Juventus, duke parë mardhëniet e mira mes Raiola e bardhezinjve, por norvegjezi ka zgjedhur Gjermaninë për të bërë kapërcimin në kualitet. 19 vjecari në sezon ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje, madje 8 në 6 sfida në Champions League, kompeticion që do të vazhdojë ta luajë në verdhezi. Kontratë deri në 2024, natyrisht e pasur.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI