Flash

Finalja e Usa 94 Brazil-Itali do të riluhet: këtë herë Baggio nuk mund ta cojë penalltinë tek yjet

Lapsi.al 29 December 2019
Finalja e Usa 94 Brazil-Itali do të riluhet: këtë herë
Në 9 janar 2020 në Fortaleza do të riluhet finalja e Botërorit 1994 Brazil-Itali. Në fushë, shumë protagonistë të asaj ndeshje dramatike, që u luajt një pasdite të nxehtë në Pasadena e rezultoi fatale për 'azzurri' që dolën të mundur nga pika e bardhë e penalltisë. Mungesa e madhe do të jetë Roberto Baggio që e dërgoi në qiell penalltinë e tij, por do të jetë Arrigo Sacchi në pankinë. Federata braziliane ka lajmëruar prezencën e Zola, Albertini, Baresi, Apolloni, Benarrivo, Berti, Costacurta, Casiraghi, Evani, Mussi, Massaro e Tassotti. Për të kompletuar organikën e Italisë do të jenë të tjerë kampionë të kalibrit të Braglia, Vierchowod, Schillaci, Eranio, Rossi e ish-tekniku i Shqipërisë Christian Panucci. Italia do të kërkojë revanshin, për atë humbje që ka vendosur finalen e parë të një Botërori me 11 metrsha, përballë Taffarel, Gilmar, Cafu, Jorginho, Marcio Santos, Aldair, Ricardo Rocha, Ronaldao, Branco, Mauro Silva, Dunga, Mazinho, Bebeto, Zinho, Paulo Sergio e Viola. Takimi është lënë pikërisht në 9 janar në orën 21.30 lokale në stadiumin Presidente Vargas.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI