Flash

Lukaku për racizmin në Itali: "Në Cagliari ishte e trishtuar, të bëhet si në Angli"

Lapsi.al 28 December 2019
Lukaku për racizmin në Itali: "Në Cagliari ishte e

Romelu Lukaku i jep racizmit një tjetër goditje. Sulmuesi i Interit, në Dubai gjatë 'Globe Soccer Awards', rikthen kasetën në atë që përjetoi në Cagliari në fillim të sezonit duke bërë apel për marrjen e masave të ashpra.

Nën lenten e ylli të Belgjikës, fenomeni që për shumë kohë e ka karakterizuar - negativisht - futbollin italian.

"Unë vij nga Anglia ku ka ashpërsi, ku ka kamera në stadium dhe tifozët ndihmojnë për të identifikuar ata që janë përgjegjës. Në Itali duhet të bëjmë të njëjtën gjë".

"Si futbollistë ne kemi fuqinë të përpiqemi të ndryshojmë gjërat. Ekipi, lojtarët, duhet të marrin një qëndrim. Ajo që ndodhi me mua në Cagliari ishte e trishtuar, ishte hera e parë që më ndodhte në karrierën time."

Mesazhi i Lukakut është i qartë: ndaloni racizmin.

"Në dhomën e zhveshjes ka lojtarë të etnive dhe feve të ndryshme, por ne të gjithë punojmë së bashku. Pse nuk mund të shijojmë thjesht lojën në stadium sesa të ndalemi në ngjyrën e lëkurës ose racës?"

Sulmuesi gjithashtu shpjegon se si përvoja në Premier e ka forcuar në të gjitha aspektet dhe siguron popullin e Interit.

"Periudha në Manchester United më ka ndihmuar në aspektin psikologjik duke më bërë të rritem si person dhe si futbollist. Nuk do të jetë kurrë një përvojë e keqe për mua, sepse më ka ndihmuar të arrij qëllimet atje ku jam sot. Jam përgatitur shumë për të arritur tek Inter. Në kokën time ka shumë më shumë qetësi dhe siguri ".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI